Prokuroria e Krimeve të Rënda do të dërgojë
për gjykim 12 të pandehurit e parë për dosjen e famshme 339 ku bëhet fjalë për përgjimet në lidhje me shit-blerjen
e votës, ku del në skenë edhe emri i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.
Disa ditë më parë Dako ka dëshmuar për rreth 5 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda,
ndërsa ka mohuar të ketë dijeni për shit-blerjen e votave.
Vendimi për gjykimin e 12 personave u vendosur
nga prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir
Mara. Prokuroria ka deklaruar se brenda çështjes së dosjes 339 janë evidentuar 7 grupe kriminale,
ndërsa vijojnë ende hetimet. Edhe kryeprokurorja Arta Marku
deklaroi sot në Komisionin e Ligjeve se shumë shpejt do të ketë
një vendim të prokurorëve për këtë çështje.
12 të pandehurit janë Ramadan Dushaj, Rezart
Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku,
Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri dhe Luan Boça,
të gjithë të akuzuar për veprën penale të “Prodhim dhe shitja e lëndëve
narkotikëve në bashkëpunim” në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Pikërisht në këtë dosje hetimore është vënë nën hetim dhe ish-deputeti Ndoka, i
cili është xhaxhai i Samuelit, por dhe halla e këtij të fundit Mimoza Ndoka,
pasi akuzohen për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës, kryesisht tek
“Rrana e Hedhun” dhe në lagunën e Kunes. Por për çështjen e abuzimit me pronat,
prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka konkluduar me mbylljen e hetimeve
pasi është në fazën e përfundimit të dosjeve për disa nga të pandehurit e
dosjes 339/1.