Bie nga kati i gjashtë, ndahet nga jeta futbollisti

Një futbollist është ndarë nga jeta pasi ra aksidentalisht nga kati i 6-të i një pallati. Rrëzimi ka qenë fatal për futbollistin argjentinas Ezeguel Esperon, i cili u rrëzua nga tarraca e katit të 6-të i një pallati teksa po argëtohej me miqtë e tij.

Mesfushori ishte mbështetur në një kangjellë, që nuk ishte fiksuar siç duhej dhe për pasojë Esperoni ka rënë nga kati i gjashtë.

23-vjeçari ishte në fillimet e karrierës së tij dhe aktualisht ndodhet tek Atlante de Mexico, ku luajti 12 ndeshje.

Plazhi Golem, turistja çeke humb jetën duke u larë

Një turiste çeke ka ndërruar jetë në plazhin e Golemit në Kavajë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:40, ndërsa turistja e moshuar ka humbur jetën sapo ka hyrë në ujë për t’u larë.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë një atak kardiak, ndërkohë që pritet bërja e autopsisë për zbulimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Policia vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e turistes çeke.  

Gjirokastër, jetonte e vetme në shtëpi, gjendet e vdekur nga fqinjët

Një e moshuar është gjetur e vdekur në banesën e saj, në të cilën jetonte vetëm. 85-vjeçarja me iniciale S.Zh., jetonte e vetme në shtëpinë e saj në lagjen “Palorto” në Gjirokastër. Ajo është gjetur nga fqinjët, të cilët kishin shkuar pasi ishin bërë merak që nuk e kishin parë të dilte.

Policia është njoftuar menjëherë në lidhje me ngjarjen, ndërsa nga rezultatet paraprake të hetimit dyshohet se vdekja ka qenë për shkaqe natyrore dhe se nuk kishte shenja dhune në trup. Dyshohet se sëmundja e hipertensionit mund t’i ketë marrë jetën 85-vjeçares.

Festat e çmendura i marrin jetën princit arab

Princi i Emirateve të Bashkuara Arabe ka ndërruar jetë në Londër për shkak të mbidozës. Sheiku Khalid bin Sultan Al Qasimi, 39 vjeç, ishte i biri i sundimtarit të Emirateve të Sharjah dhe pronar i kompanisë së modës “Qasimi”.

Princi ka ndërruar jetë në apartamentin e tij në Londër nga overdoza, pas një feste të çmendur ku të ftuarit konsumonin lëndë narkotike dhe bënin orgji.

39-vjeçari njihej për festat që organizonte shpesh me drogë dhe prostituta. Sipas një burimi të DailyMail ai merrte shpesh metamfetaminë.

Emiratet e Bashkuara kanë shpallur tre ditë zie kombëtare.

Akuzat për spiunazh, vdes në sallën e gjyqit ish presidenti i Egjiptit

Ish presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi ka vdekur ditën e hënë, gjatë kohës që ishte duke u përballuar me akuzat për spiunazh. Morsi ishte duke folur para gjyqtarit për 20 minuta, ku papritur u bë i verdhë dhe i ra të fikët.

67-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe ndërroi jetë pak më vonë.

Morsi u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt në vitin 2012, pas rrëzimit të sundimit 30-vjeçar të Presidentit Hosni Mubarak. Ai u rrëzua pas protestave masive dhe një grushti ushtarak në korrik 2013.

“Flamuri kombëtar në zi” Rama jep ngushëllimet për ushtarakun Tanushi

Ndarja nga jeta e ushtarakut Klodian Tanushi, ditën e djeshme, ishte një lajm i trishtuar për të gjithë. Vdekja e tij e çoi në dy numrin e viktimave, nga shpërthimi i një mine në Letoni. Po ditën e djeshme u përcoll me nderim edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.

Kryeministri Rama shprehu ngushëllimet për familjarët por edhe për Forcat e Armatosura, që humbën në radhët e tyre një dëshmor.

“Flamuri kombëtar në zi! Fatkeqësisht edhe Klodian Tanushi,ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATOs ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj,s’u mbijetoi dot plagëve!Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura.” – shruan Rama

Miss Uruguai gjendet e varur në banjën e një hoteli

Ish-fituesja e konkursit të bukurisë në 2006 për Miss Uruguai është gjetur e vdekur në një hotel në Meksiko. Fatimih Dávila, 31 vjeç, u gjet e varur në banjën e hotelit, ndërsa policia ende nuk ka sqaruar nëse ishte vetëvrasje apo e kanë vrarë.

Zyra e prokurorisë tha se po hetoj në të dyja pistat, por nuk dhanë informacione të tjera.

Bukuroshja ka përfaqësuarUruguain në 2006 edhe në kompeticionin Miss Univers, ndërsa aktualisht ish miss-i kishte një karrierë si modele.

Ja pse vdiq 25 vjeçarja në Elbasan, zbardhet autopsia

Autopsia ka zbuluar arsyet që çuan në vdekjen e 25 vjeçares një orë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit.

Sipas autopsisë nëna e re vdiq si pasojë e koagulimit ose siç quhet ndryshe mpiksja e gjakut duke bllokuar venat që çon gjakun në mushkëri. Kjo ka sjell vdekjen e menjëhershme të 25 vjeçares.

Familjarët kanë akuzuar mjekët për neglizhencë të rastit, ndërsa autopsia tregoi se nëna e re ka pasur një komplikacion dhe vdekja e saj nuk ka ardhur nga pakujdesia.

Më herët policia ka arrestuar edhe dy mjekët që merreshin me rastin, mjekun reanimator Nikollaq Thana dhe mjekun Kardiolog Mehmet Ibaj.

Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, reagon spitali

Pas akuzave të familjarëve për pakujdesi të mjekëve, ka reaguar edhe Spitali i Elbasanit lidhur me vdekjen e 25-vjeçares një orë pas lindjes.

Sipas spitalit 25-vjeçarja me iniciale R.D. është shfaqur me një shtatzëni të vonuar 42 javësh dhe në gjendje urgjente. Sipas spitalit gjatë lindjes gjithçka ka shkuar mirë, ndërsa komplikacionet janë shfaqur më pas.

Përmes një deklarate spitali sqaron se: “Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R.D, Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik në lidhje me humbjen e jetës së saj. Pacientja R.D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite. Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42 javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në 11:50. Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë. Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën. Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës.”

Elbasan, sjell në jetë fëmijën, por largohet vetë

Një 25-vjeçare ka humbur jetën në momentin që pritej të ishte më i bukuri pët të. Një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj, 25-vjeçarja ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Elbasanit.

Sipas mjekëve, pas lindjes janë vënë re probleme me zemrën dhe është kërkuar ndihmë nga reparti i kardiologjisë. Familjarët kanë akuzuar mjekët, pasi sipas tyre u paraqitën me vonesë duke mos arritur ta shpëtonin në kohë 25-vjeçaren.

Çështja ka kaluar nën hetimin e policisë për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Skip to toolbar