Flakët rrezikojnë banesat në Velipojë, në Fier digjen 5 hektarë pyje

Pavarësisht se moti është ftohur dhe vranësirat janë të pranishme në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, duket se zjarret ende janë një kërcënim serioz. Në zonën e Fierit, një zjarr i përmasave të mëdha ka djegur rreth 5 hektarë sipërfaqe të pyjeve të Shkozës në Cakran.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Fierit dhe Patosit, të cilët kanë vënë në kontroll përhapjen e tyre dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Një tjetër zjarr i madh ka rënë në vendin e quajtur Maja e Zezë, në Velipojë. Flakët kanë djegur pyje e kullota, ndërsa ndodhen shumë pranë zonave të banuara duke rrezikuar banesat.

Në shuarjen e flakëve, përveç zjarrfikëseve janë angazhuar edhe banorët e zonës.

Flakët kanë rënë në një terren të vështirë, ku po shihet edhe mundësia për të ndërhyrë me helikopter nga ajri.

Zjarr i madh në Velipojë, përhapja e flakëve rrezikon disa banesa on Vidnews.

Gjithashtu një fermë është përshirë nga flakët në Trush të Shkodrës. Nga zjarri janë shkaktuar shumë dëme materiale, ndërsa zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri në fermë ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë njerëzore, ndërkohë që ekspertët në polici po kryejnë hetimet e plota.

Vrojtuesi bregdetar i shpëton jetën 15-vjeçarit në Velipojë

Vendosja e vrojtuesve bregdetar është një detyrim ligjor në plazh, i cili shpëton jetë dhe kjo u vërtetua të martën në plazhin e Velipojës. Ndërhyrja në kohë e një vrojtuesit bregdetar në plazhin e Velipojës, i ka shpëtuar jetën një 15-vjeçari që rrezikoi të mbytej. 

15-vjeçari me iniciale E.H., u nxor nga deti në gjendje të rëndë, por që roja i dha ndihmën e parë duke e risjellë në jetë. Më pas adoleshenti u transportua drejt qendrës shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Rastet e mbytjeve gjatë këtij sezoni turistik fatkeqësisht kanë qenë të shumta, por gjithashtu është bërë e mundur edhe shpëtimi i shumë të tjerëve fal ndërhyrjes së vrojtuesve bregdetare.

Ataku kardiak i merr jetën pushuesit 86-vjeçar në Velipojë

Një tjetër pushues ka humbur jetën në ujërat e bregdetit tonë. Mësohet se një shtetas, në moshën 86-vjeçare nga Kosova, ka pësuar atak kardiak gjatë kohës që pushonte në Velipojë.

I moshuari është futur në det për t`u larë, por në ato momente ai ka pësuar edhe arrestin kardiak, çka i kushtuar humbjen e jetës.

Emri i këtij shtetasi është Agush Kastrati, ndërsa prej disa ditësh mësohet se ai ishte në Velipojë për të kaluar pushimet verore.

Gjatë muajve të verës kanë humbur jetën shumë persona në brigjet shqiptare. Shkaku më i shpeshtë i këtyre vdekjeve ka qenë ataku kardiak gjatë kohës që personat kanë qenë duke u larë.

Kryesisht kanë qenë të moshuar personat të cilët kanë humbur jetën gjatë sezonit turistik në plazh, por nuk kanë munguar as rastet te të rinjtë.

 Mjekët nga ana tjetër kanë dhënë alarmin për të shmangur orët e pikut të të nxehtit, sidomos për personat e moshuar.

Velipojë e Pogradec, policia u kthen qytetarëve plazhin, çon para drejtësisë 12 ‘zaptues’

Policia e Shtetit ka liruar 3000 m2 plazh publik në Velipojë dhe Pogradec, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga biznese private. Në kuadër të aksionit “Plazhi i lirë”, që nisi në Ksamil tre ditë më parë, policia e shtetit ka nisur procedimin penal për 12 pronarë subjektesh, 9 në plazhin e Velipojës dhe 3 në Pogradec, të cilët akuzohen për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Zënia e hapësirës publike”.

Konkretisht, Policia e Shkodrës në bashkëpunimin me FNSH Shkodër, liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme. Për këtë arsye janë proceduar penalisht 9 pronarë subjektesh në Velipojë, nga të cilët: 8 pronarë të subjekteve tregtare për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.

Velipojë-PogradecPolicia e Shtetit vijon operacionin "Plazh i lirë", për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.Policia procedon penalisht 12 pronarë subjektesh, 9 në Velipojë dhe 3 në Pogradec, nga të cilët 11 për “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për "Zënia e hapësirave publike".Policia e Shkodrës në bashkëpunimin me FNSH Shkodër, liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme. Procedon penalisht 9 pronarë subjektesh në Velipojë, nga të cilët: 8 pronarë të subjekteve tregtare për veprën penale "Fshehja e të ardhurave" dhe 1 shtetas për veprën penale "Zënia e hapësirave publike". Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të adhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve” shtetasit E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe L. F., të cilët në plazhin publik Velipojë kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme. Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale “Pushtimi i tokës”, shtetasi Gj. F., pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se ky shtetas kishte zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.Operacioni ka vijuar dhe në Pogradec, ku janë proceduar penalisht për veprën penale "Fshehja e të ardhurave", 3 shtetas, të cilët ushtronin aktivitetin privat të tyre, pa dokumentacionin përkatës. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim e zbatim të planit të masave për evidentimin, ndëshkimin e paligjshmërisë dhe konkretisht goditjen e rasteve kundër informalitetit, proceduan penalisht shtetasit: E.M., 31 vjeç, A.M., 46 vjeç dhe SH.R., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrolleve që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar në aktivitetet e shtetasve të lartpërmendur (plazhe private), në Pogradec, janë konstatuar një pjesë e shezlongëve pa dokumentacionin përkatës. Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin dhe për të ndëshkuar evazionin fiskal, në biznes, hidrokarbure, ndërtim etj.

Gepostet von Policia e Shtetit am Sonntag, 4. August 2019

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të adhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve” shtetasit me inicialet: E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe L. F., të cilët në plazhin publik Velipojë kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme. Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale  “Pushtimi i tokës”, shtetasi Gj. F., pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se ky shtetas kishte zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

Operacioni ka vijuar dhe në Pogradec, ku janë proceduar penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 3 shtetas, të cilët ushtronin aktivitetin privat të tyre, pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim e zbatim të planit të masave për evidentimin, ndëshkimin e paligjshmërisë dhe konkretisht goditjen e rasteve kundër informalitetit, proceduan penalisht shtetasit me inicilaet: E.M., 31 vjeç, A.M., 46 vjeç dhe SH.R., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrolleve që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar në aktivitetet e shtetasve të lartpërmendur (plazhe private), në Pogradec, janë konstatuar një pjesë e shezlongëve pa dokumentacionin përkatës.

Mungesa e higjenës, AKU gjobit katër biznese në Tiranë dhe Velipojë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur katër biznese në Tiranë dhe Shkodër, me vlerë totale 2.57 milion lekë. AKU ka njoftuar se gjatë të mërkurës janë kryer kontrolle në disa biznese, furrë buke, byrektore dhe fast-food. Në kryeqytet, inspektorët e AKU-së kanë gjobitur një binzes “Furrë Buke Pastiçeri Losha”.

Ndaj këtij biznesi janë gjetur disa shkelje, nga mungesa e liçensës përkatëse për të ushtruar aktivitetin, deri te prodhimi dhe tregtimi i produkteve ushqimore jashtë kushteve hijeno-sanitare. Gjithashtu, ky binzes ushtronte aktivitetin pa pasur libreza shëndetësore për punonjësit, ndaj, për shkeljet e konstatuara, AKU ka vendosur një gjobë me vlerë 2 milion lekë ndaj këtij biznesi.

Ndërkohë, në Velipojë, janë gjobitur tre biznese, dy byrektore dhe një fast-food, të cilët janë gjetur me shkelje të ndryshme ligjore. Mungesa e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesa e kushteve hijeno-sanitare dhe mungesa e librezave shëndetësore për punonjësit, kanë qenë disa nga shkeljet, për të cilat AKU ka marrë masa administrative ndaj këtyre biznesev, duke vendosur gjobë me vlerë 570 mijë lekë në total.

Fundjavë e zezë në brigjet shqiptare, zhduken dy persona, shpëtojnë mrekullisht tre të tjerë

Fundjava ka rezultuar dramatike në plazhet e bregdetit tonë, pasi dy persona rezultojnë të kenë humbur kontaktet me të afërmit e tyre në Shëngjin dhe Durrës, ndërsa në Velipojë fatmirësisht është evituar një tragjedi, pasi janë shpëtuar tre persona. Mbrëmjen e së dielës raportohet se në plazhin e Shëngjinit, në vendin e quajtur “Rana e Hedhur”, një 18-vjeçar ka humbur kontaktet me familjarët e tij. Dyshimet kryesore janë se adoleshenti të jetë mbytur në plazh.

Nga të dhënat paraprake bëhet fjalë për 18-vjeçarin e identifikuar me inicialet E.M, i cili është nga Kruja. Kanë qenë familjarët ata që kanë lajmëruar për zhdukjen e të afërmit e të tyre, i cili pasi ishte futur për tu larë, siç raportohet paraprakisht, nuk është parë më. Ndërkohë, punonjësit e Policisë Kufitare, Policisë së Lezhës dhe Polumbarët e repartit RENEA kanë nisur kërkimet për të riun, në det dhe tokë. Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar më herët në bregdetin e durrësit.

Një 31-vjeçar, i cili ka qenë duke u larë në plazhin e Currilave në Durrës, është zhdukur. Personi në fjalë është identifikuar si Donald Molla, banues në Skrapar, i cili ka qenë në plazh me disa miq të tij, të cilët kanë bërë edhe njoftimin në polici.

Pas marrjes së informacionit për rastin në fjalë, policia ka nisur kërkimin tokësor dhe detar, teksa deri në orët vona të mbrëmjes nuk raportohet për gjetjen e tij. Gjatë të dielës në plazhin e Velipojës kanë rrezikuar mbytjen në det tre persona, të cilët fatmirësisht kanë mundur të shpëtojnë pasi kanë marrë ndihmën e shpejtë nga pushuesit.

Velipoja me qendër të re shëndetësore

Qendra Shëndetësore e Velipojës është bërë pjesë e investimit dhe rehabilitimit të programit “300 qendra shëndetësore moderne”. Investimi u inspektuar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke thënë se kjo qendër është gati për nisjen e sezonit turistik në zonë.

“Prej më shumë se 6 vitesh kjo qendër nuk funksiononte, ndërsa sot ofron standardin më të lartë të shërbimit parësor. 26 qendra shëndetësore do të jenë të hapura 24/7 për turistët gjatë këtij sezoni veror, me 60 mjekë dhe 80 infermierë personel shtesë, për të siguruar shërbim në kohë, afër vendpushimit të qytetarëve. Çdo qendër shëndetësore do të jetë e pajisur me barnat dhe materiale mjekësore të nevojshme për çdo emergjencë. Falë investimit në 37 autoambulanca të reja që i janë shtuar flotës së urgjencës mjekësore, sigurojmë shërbim më të shpejtë dhe më cilësor për qytetarët dhe turistët gjatë këtij sezoni veror.” – tha Manastirliu.

Skip to toolbar