Një lajm fake u shpërnda këtë të mërkurë në mediat shqiptare, ku thuhej se Këshilli i Europës do të tërhiqte vëzhguesit për zgjedhjet e 30 qershorit. Megjithatë, ky laj u pëgënjeshtrua shumë shpejt, teksa e vërteta ishte se deklarata ishte bërë nga Kongresi i Autoriteteve Vendore. Gjatë një takimi elektoral në kryeqytet, Erion Veliaj ka sqaruar se çfarë është Kongresi i Autoriteteve Vendore, duke u shprehur, se si kryebashkiak i Tiranës, edhe ai është anëtar i këtij organi. “Kjo organizata nuk është Këshilli i Evropës, është një trupë vullnetare brenda Këshillit të Evropës, që quhet Kongresi i Autoriteteve Vendore.
Nga e di unë këtë? Se unë si kryetar i bashkive të Shqipërisë jam përfaqësues i Shqipërisë në këtë Kongres, por Luli s’ka si ta dijë këtë se kur ishte kryetar bashkie, jo që s’dinte ku binte Kongresi, nuk dinte ku binte Sahati, shkolla, ku binte kopshti, çerdhja”, është shprehur Veliaj. Më tej, kryebashkiaku i Tiranës, njëherazi dhe kandidat për një mandat të dytë për këtë bashki, ka treguar se ka pasur një bisedë me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore, të cilët, sipas Veliajt, i ka sqaruar se Shqiptarët nuk janë popull i dhunshë. Për këtë arsye, ai ka marrë garanci se anëtarët e këtij Kongresi do të jenë në Tiranë të dielën e 30 qershorit për të vëzhguar zgjedhjet.
“Pasi fola me përfaqësuesit e Kongresit dhe pasi u thashë që ne shqiptarët nuk jemi të dhunshëm, një grup i vogël kryetarësh bashkie që djegin shkolla nuk përfaqëson bujarinë dhe mikpritjen shqiptare, edhe Kongresi i Këshillit të Evropës do të jetë këtë fundjavë në Tiranë për të vëzhguar zgjedhjet”, u shpreh ndër të tjera Veliaj. Gjithashtu, gjatë takimit në Tiranë është shprehur se më 30 qershor do të jenë mbi 1000 vëzhgues të huaj për të ndjekur procesin e zgjedhjeve. “Raporti i fundit nga KQZ është që deri më sot janë 40 organizata të huaja dhe 900 vëzhgues në total me të gjithë stafet mbështetëse që do të vëzhgojnë zgjedhjet në Shqipëri dhe jam i bindur që nesër do të kalojnë mbi 1000”.