“Një video skandal jo gjithmonë mbyll karrierën politike, shikoni Ilir Metën”

“Një video skandal jo gjithmonë mbyll karrierën politike” nis artikulli i gazetës gjermane “Die Presse”. Gazeta ka bërë një shkrim duke ju referuar video skandalit që çoi Austrinë në zgjedhje të parakohshme dhe ka bërë një paralele duke rikujtuar rastin e Ilir Metës me video skandalin Meta-Prifti, në vitin 2011.

Video skandali ku zv.kancelari, Heinz Christian Strache shihej duke bërë afera korruptive me një grua që paraqitej si një investitore nga Rusia çoi në dorëheqjen e tij dhe të kancelarit duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Por kjo nuk është e thënë të ndodh gjithmonë njësoj në të gjithë vendet” ka thënë gazeta “Die Presse”

“Në rastin e video skandalit Meta -Prifti, një kamera kapi zëvendëskryeministrin duke bërë marrëveshjet të korruptuara. Meta, i cili fillimisht kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi video u bë publike, u shpall i pafajshëm më pas nga gjykata.” – shkruan “Die Presse”

“Die Presse” e vazhdon shkrimin e saj duke thënë që në fakt karriera e Metës u rrit pas këtij skandali duke i mbijetuar stuhisë politike. Në zgjedhjet e 2013 u bë aleat i qeverisë me PS duke mbajtur rolin e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas atë të Presidentit.

Video skandali, Austria shkon në zgjedhje të parakohshme

Video skandali i zv.kancelarit Heinz-Christian Strache ku shfaqej në afera korruptive, ka tronditur themelet e qeverisë. Duket se Austria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe lajmin e ka dhënë vet kancelari austriak Sebastian Kurz në një deklaratë për mediat.

Kurz tha se i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme, pas skandalit, dhe kjo nënkupton edhe dorëheqjen e kancelarit. Kurz, i cili kryeson Partinë Popullore të qendrës së djathtë dhe udhëheq qeverinë e koalicionit të Austrisë, tha se ai e kishte bërë pozicionin e tij të njohur te presidenti Austriak Alexander Van der Bellen.

“Pas videon së djeshme skandaloze, duhet të them mjaft sinqerisht: Mjaft më me të tilla korruptime.”-ka deklaruar Kurz

Skandali në Austri, Balla: Po Basha kur do mbajë përgjegjësi?

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një statusi në Twitter, ka reaguar për dhënien e dorëheqjes së zv.kancelarit austriak pas publikimit të video skandalit për afera korruptive. Balla bëri një paralele të tij me kreun e PD-së, Basha ku tha se ai përfitoni mbi 1 milionë dollarë nga një kompani guaskë nën pronësi ruse dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

“Në Austri lideri i Partisë së Djathtë FPO Strache dha dorëheqjen pas regjistrimit video me një mbështetëse ruse në shkëmbim të mbështetjes politike. Në Shqipëri lideri i PD Lulzim Basha përfitoi më shumë se 1 milionë dollarë nga një kompani guaskë nën pronësi ruse, duke tentuar të rrisë mbështetjen e partisë së tij të djathtë në Washington. Basha është nën hetim në SHBA, Britaninë e Madhe dhe në Shqipëri.” – shkruan Balla

Skip to toolbar