Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe
13 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas shembjes së një dige në Siberi. Lajmi është
konfirmuar nga Ministria e Emergjencave ruse.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar rrëshqitje të mëdha të dherave duke çuar në shembjen e digës që ndodhej pranë një miniere ari. Diga në lumin Seiba në rajonin siberian të Krasnoyarsk shpërtheu dhe përmbyti disa kabina ku jetonin punëtorët.
Autoritet vijojnë hetimet për gjetjen e personave të zhdukur, ndërsa është hapur edhe një hetim për shkelje të rregullave të sigurisë në vendin e punës, pasi dyshohet se diga ishte ndërtuar në kundërshtim me rregullat e sigurisë.
Disa orës pas aksidentit tragjik në aksin
rrugor Pogradec-Korçë, janë zbardhur detaje të reja. Fillimisht, mësohet se
viktima e këtij aksidenti, ka qenë 55-vjeçari Agron Qamo, banues në kamzës. Në momentin
e aksidentit, viktima ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ndërsa brenda
tij kanë qenë disa anëtar të tjerë të familjes.
Konkretisht, mësohet se në mjetin ku mbeti i
vdekur shoferi, udhëtonin dhe dy gra të tjera, Fiqirete Qamo 79-vjeçe dhe
Gentjana Akballa, mosha e të cilës nuk bëhet e ditur, ndërsa mësohet se ajo
ndodhet në reanimacion në spital në gjendje të rëndë Shëndetësore.
Ndërkohë, brenda mjetit ku mbeti i vdekur
shoferi 55-vjeçar, ka qenë dhe një vajzë e mitur në moshën 10-vjeçe, e cila
gjithashtu ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital. I plagosuri i katërt i këtij
aksidenti është shtetasi Daniel Hyka 32-vjeç, i cili ka qenë drejtues i mjetit
tip “Benz”.
Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit ka
qenë një parakalim i gabuar. Ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e
tij. Viktima e aksidentit, 55-vjeçari Agron Qamo, ka mbetur për më shumë se një
orë në mjet, deri sa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që kanë
bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga mjeti.
Shirat e dendur dhe përmbytjet e shkaktuara nga
dalja e lumenjve të Nilit të Bradhë dhe Blu kanë shkaktuar të pakën 62 viktima
dhe mbi 200 mijë të evakuuar nga banesat
e tyre. Përmbytjet më të mwdha kanë prekur kryeqytetin Khartoum të Sudanit, ku
deri tani janë shkatërruar të paktën 35.750 shtëpi ndërsa pjesa më e madhe e
territorit ndodhet nën ujë.
Reshjet e pandërprera që kanë nisur që nga
muaji korrik, kanë prekur 17 provinca të Sudanit. Vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme
dhe ushtria ndodhet në terren për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet.
Sezoni i reshjeve në Sudan pritet të vazhdojë
deri në fund të muajit tetor duke e vështirësuar edhe më shumë situatën.
Një 89-vjeçar nga Fieri, është gjetur i vdekur në banesën e tij. Shtetasi Bajram Brataj, 89 vjeç, është gjetur pa shenja jete nga policia, e cila u lajmërua nga banorët e pallatit, pasi prej banesës së tij vinte një erë shumë e rëndë.
Viktima dyshohet se ka humbur jetën prej disa
ditësh, ndërsa u zbulua vetëm ditën e shtunë, pasi trupi i tij kishte filluar të
dekompozohej dhe të lëshonte erë.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se 89-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi nuk ka shenja dhune në trup.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Apollonia” të Fierit, në katin e tretë të një pallati ku i moshuari jetonte i vetëm. Trupi i pajetë është gjetur nga shërbimet zjarrfikëse, të cilët kanë mundur të hyjnë nga dritaret e banesës, pasi dera qëndronte e mbyllur.
Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 21 të
tjerë janë plagosur gjatë një koncerti në Algjeri , ku merrte pjesë edhe këngëtarja
shqiptare Dhurata Dora. Koncerti i reperit të njohur algjerian Abderraouf
Derradji i njohur me emrin e artit “Soolking” ishte i tej mbushur me njerëz dhe
për shkak të shtyrjes së me njëri –tjetrin në një nga hyrjet në koncert çoi në viktima
dhe të plagosur.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se njerëzit filluan
të shtyheshin mes tyre pa arsye dhe se ekipet e emergjencës u shfaqën mes turmës
për të dhënë ndihmën e parë. Në rrjetet sociale u shfaqën mjaft video të
ekipeve të emergjencës që u vinin në ndihmë të plagosurve.
Në koncert ishte e ftuar edhe këngëtarja
shqiptare Dhurata Dora, e cila njihet për bashkëpunimin e saj me Soolking, “Zemër”.
Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar
për ngjarjen e ndodhur afër mesditës të së enjtes, ku një i ri u plagos me armë
zjarri në kokë, dhe si pasojë është në gjendje të rëndë shëndetësore në
Spitalin Ushtarak. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 të enjten,
teksa i riu, tashmë i identifikuar me emrin Indrit Çelaj., 26 vjeç, lindur në
Mallakastër por banues në Tiranë.
I riu mësohet se ka qenë duke punuar një një
vilë trekatëshe, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, e cila ndodhej në pronëse të
shtetasit B.K. Sipas Policisë, 26-vjeçari ka qenë duke riparuar sistemin e
kondicionimit, ndërsa në atë moment është konfliktuar me një person, që sipas
policisë mësohet se është shtetasi me inicialet L.V.
Ky shtetas, pas konfliktit të çastit, ka
nxjerr armën pistoletë dhe ka qëlluar në kokë 26-vjeçarin dhe më pas është
larguar menjëherë nga vila. 26-vjeçari, Indrit Çelaj, është dërguar me urgjencë
në Spitalin Ushtarak, aty ku ndodhet në gjendje kome dhe kritike për jetën.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së
Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të
ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj
ngjarjeje. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të
mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.
Një aksident në Greqi i ka marrë jetën një
shqiptari 27-vjeçar në zonën bregdetare të Voula. Në aksident u përfshinë një
kamion dhe një motor, që ka rezultuar fatal për shqiptarin, i cili drejtonte
motorin.
27-vjeçari shqiptar po ecte me motor me shpejtësi
ndërsa kamioni po tentonte të kthehej, kur ka ndodhur përplasja. Sipas kamerave
të sigurisë në rrugë, duket se kamioni ka kaluar me të kuqe semaforin dhe nuk
ka mundur dot të shmang motorin që drejtohej nga i riu.
Policia tha se fatkeqësisht shqiptari nuk
mbante as kokore mbrojtëse duke ndërruar jetën menjëherë në vendngjarje.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në gjendje shoku në komisariat, ndërsa vijojnë
hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vendet e Evropës Lindor kanë numrin më të
madh të viktimave nga aksidentet rrugore për frymë në të gjithë Bashkimin
Evropian, zbulojnë të dhënat. Por numri i përgjithshëm i vdekjeve në të gjithë
bllokun është përgjysmuar në dy dekadat e fundit, raporton Euroneës. Pak më
shumë se 25.000 njerëz humbën jetën në rrugët e Bashkimit Europian gjatë vitit
të kaluar, sipas shifrave të publikuara nga Këshilli Evropian i Sigurisë së Transportit.
Në vitin 2001, më shumë se 55 mijë persona vdiqën në aksidente rrugore në rrugët
e BE.
Në atë kohë, vendet e Balltikut ishin veçanërisht të rrezikshme me Lituaninë dhe Letoninë që regjistruan 236 dhe 202 vdekje për një milion banorë, shifrat më të larta në bllok. Por pas 17 vjetësh, dyshja e vendeve Balltike ka bërë përparime, duke ulur numrin e vdekjeve në BE. Përmirësimi i madh Letonez ishte i mjaftushëm për ta larguar vendin nga lista e zezë e vdekjeve të aksidenteve rrugore.
Këtë rekord e mori Bullgaria me 87 vdekje për
një milion banorë, ndërsa Rumania është dhe më keë, me 96 persona të vdekur në aksidente
për një milion banorë. Megjithatë, edhe këto vende kanë bërë përmirësime të
dukshme vitetet e fundit. Anglia ka ulur ndjeshëm numrin e viktimave në rrugë,
duke u bërë një nga vendet më të sigurta në BE, shprehet raporti.
Vitin e kaluar, Britania kishte 28 vdekje për
1 milion banorë, ndërsa Suedia 32, krahasuar me nga 61 vdekje për Britaninë në
vitin 2011, dhe 60 për Suedinë. Ishulli i vogël i Maltës, është i vetmi vend i
BE, që ka rritje në raportin e viktimave të aksidenteve rrugore. Përgjatë periudhës
2001-2018, nurmi i viktimave në aksidentet rrugore në Maltë është rritur me
12.5%. Vitin e kaluar vdiqn 18 persona në rrugët e Maltës, ose mesatarisht 38
persona për një milion banorë, duke u bërë vendi i pestë më i sigurt i bllokut.
Ndërsa Shqipëria dhe Europa janë goditur nga
vala e të nxehtit afrikan, në pjesën aziatike të botës, erërat e forta dhe përmbytjet
janë duke shkaktuar viktima.
Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta
kanë krijuar tajfunin Lakima në Kinë, duke shkaktuar mbi 28 të vdekur dhe 10 të
zhdukur, ndërsa pritet që bilanci të rritet. Si pasojë e përmbytjeve, mbi 1
milion njerëz janë evakuuar, ndërsa problem mbeten rrëshqitjet masive të dheut.
Tajfunin Lekima goditi fillimisht në orët e
para të së shtunës Wenling, midis Tajvanit dhe kryeqytetit të Kinës, Shanghait.
Stuhia u cilësua në fillim si një “super tajfun” por u dobësua më vonë kur erërat arritën shpejtësinë 187
km/orë. Tajfuni pritet të godasë Shangani, i cili ka më shumë se 20 milionë
banorë.
Bllokimi i rrugëve, përmbytje, rëniet e pemëve, shkatërrimi i shtëpive, rrëshqitjet e dherave dhe mungesa e energjisë elektrike janë kthyer në pamjen e zakonshme që zonat që janë goditur nga tajfuni.
Një 47-vjeçar është ekzekutuar pranë banesës së tij me një plumb në kokë dhe dy në trup, mbrëmjen e të mërkurës në Selenicë të Vlorës. 47-vjeçari është Nikola Ikonomi, nga Selenica, i cili edhe pse ka shkuar i gjallë në urgjencën e spitalit nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve.
47-vjeçari është gjetur nga kalimtarë të rastit dhe është dërguar me urgjencë me makinë privat në spitalin rajonal të Vlorës.
Viktima kishte tre plumba në trup, njëri prej të cilëve e ka kapur në kokë. Plaga në kokë mesa duket ka qenë fatale për 47-vjeçarin.
47-vjeçari njihej
gjithashtu nga bashkëfshatarët e tij me emrin Laver Tozaj, pasi i kishte ndërruar.
Ndërkohë Policia e Vlorës është vënë në lëvizje dhe ka blinduar zonën për kapjen e autorëve të këtij ekzekutimi, ndërsa në vendin e ngjarjes janë nisur edhe forcat RENEA. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes për hakmarrje për shkak të të kaluarës së viktimës, i cili dysohet të jetë përfshirë në trafik droge.