Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka thënë se hajdutët janë ata që kanë investuar në Gjirin e Lalzit dhe në një rezidencë në Sauk. Por ai nuk citoi emra, ndërkohë që foli për reformën në drejtësi dhe gjykatësit që i kanë shërbyer si PD-së ashtu dhe PS-së, sipas tij.
“E vërteta e hidhur e 29 viteve post-komunizëm është se shqiptarët e duan anëtarësimin në BE. Politika dhe banorët e kësaj salle, elitat vendimmarrëse nuk e kanë dashur ashtu si këto dy ditë po nxitojnë të zaptojnë llogoret, njëri i fitues e tjetri si i mërzitur. Fjala më e sinqertë e Ramës është se në këtë vend asnjë punë nuk është bërë pa u sulmuar nga të tjerët. Ai e tha për vete por do ishte më e sinqertë të thoshte në përgjithësi. Ajo pjesë që kërkon sot të jetë në Europë është ajo pjesa që e ka kërkuar me ngulm. Opozita në këtë sallë fjalën ka. Tenderët i kanë ata që rrinë këtu. Me opozitën që shani sot e keni shndërruar opozitën në manekin të atij që drejton qeverinë. Së bashku bëtë që qytetarët të mos dinë kë të votojnë. Ndaj u zgjodh Arba në Suedi se me variantin tuaj nuk do zgjidhej. Më mirë thotë Balla që jemi pa gjykatë kushtuese se ishte shejtani brenda. Këta shejtanë 25 emra janë. Nga kjo sallë kanë dalë. nga 97 deri në fund. Kur u bënë dreqër këta. Ata dreqër iu kanë shërbyer ju si dreqër nga 2001. Ata iu kanë ruajtur të mos shkoni atje ku e keni vendin. Këtu të shikosh Gjirin e Lalëzit dhe rezidencën në Sauk të bindesh se kush vjedh në këtë vend e ka vendin në burg”, u shpreh Murrizi.