Vidhet banesa e biznesmenit, hajdutët marrin 20 milionë lekë

AKTUALITET


Një biznesmen ka rënë pre e vjedhjeve në qytetin e Elbasanit. Disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në vilën private të biznesmenit Shaqir Karafili duke vjedhur rreth 20 milionë lekë të vjetra, si edhe sende me vlerë e bizhuteri të familjes. Në momentin e grabitjes, familjarët nuk kanë qenë në shtëpi, fakt nga i cili kanë përfituar grabitësit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të hënës, në lagjen 5 Maj, pranë Konviktit të Studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.


Karafili është i mirënjohur për biznesin e tij të autoshkollës dhe automjeteve të linjave të transportit në qytetin e Elbasanit. Biznesmeni pasi ka konstatuar vjedhjen, ka bërë denoncimin në polici, e cila po heton për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.




Skip to toolbar