Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, reagoi pak minuta pas orës 21:30 të mbrëmjes të së enjtes, kur Bundestagu në Gjermani votoi Rezolutën, që rekomandon hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Soreca shkruan në Twitter, se “Bundestagu ka votuar këtë mbrëmje në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan Soreca. Ndërkohë, ai shpërndau një Twitter të Komisionerit Johanes Hahn shkruan se “njohja e progresit konkret është thelbësor”.
“Shumë i mirëpritur votimi i sotëm në
Bundestag në Gjermani në favor të hapjes së negociatave të kërkesës së
Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në
tetor. Njohja e progresit konkret është thelbësore si nxitje për reformant në
Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE”, shkruan Hahn.
Mbrëmjen e të enjtes në 26 shtator,
Bundestagu në Gjermani votoi me 395 vota pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, për
çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Vota e Gjermanisë “pro”
negociatave i hap rrugë “PO-së” së vendeve të tjera skeptike.
Në
kushtet kur gara se kush do të administrojë punët lokale në secilën bashki
është paraktikisht e parashikueshme (në 61 bashkitë do të fitojnë socialistët
përballë kandidatëve të pavarur apo të BD-së), e vetmja pikëpyetje është
politike. Konkretisht, pyetja është nëse do të kenë kandidatët e Ramës në nesër
të njëjtën përkrahje që patën kandidatët e tij në zgjedhjet e 2017-ës?
Parvjet
kandidatët për deputetë të Ramës morën 765 mijë vota në zgjedhje. Kështuqë
nesër, nëse kandidatët e tij për kryebashkiakë marrin përsëri rreth 765 mijë
vota (nën vëzhgimin e shtuar të ndërkombëtarëve), Rama mund të pretendojë se
mbështetja politike për të mbetet e njëjtë, pavarsisht nga sulmet e vazhdueshme
të opozitës dhe opinionistëve kritikë ndaj tij. (Se sa nga 41-përqindëshi i
zgjedhësve që jetojnë jashtë Shqipërisë, e sa nga votuesit gri apo blu do ta
marrin mundimin të votojë nesër, nuk ka rëndësi politike për Ramën.)
Por
rruga deri tek numri magjik 765 mund të jetë e vështirë për dy arsye.
Vapa
Edhe
në qoftë se dita e nesërme do të jetë relativisht e qetë (vetëm me incidente të
vogla aty-këtu), armiku kryesor i Ramës do të jetë vapa e pritshme. Përvoja na
tregon se shqiptarët u turren në mënyrë masive plazheve në fund të qershorit,
sidomos të djelave të nxehta.
Në
kushtet kur gara ka qenë e fortë dhe e paparashikueshme në zgjedhje, një masë e
madhe votuesish e kanë sakrifikuar vajtjen në palzh, për të kontribuar me votë
për partinë/kandidatin e tyre të preferuar (në zgjedhjet e 2015-ës dhe 2017-ës
kanë votuar 1.6 milionë shqiptarë, ose rreth 75% e zgjedhësve me banim në
Shqipëri).
Por
nesër, praktikisht, nuk do të ketë garë. Në këto kushte, është e vështirë të
motivohen votuesit që ta lënë plazhin, vetëm për të dhënë një mesazh përkrahje
politike për Ramën. Kandidatët e tij, sidoqoftë, do të fitojnë në të 61
bashkitë.
Incidentet e mundshme
Ditët
e fundit ka patur incidente të dhunshme në disa zona zgjedhore, megjithë
paralajmërimet e forta të kacelerive perëndimore, e sidomos të Uashingtonit.
Në
qoftë se incidentet vazhdojnë edhe nesër, duke sfiduar të drejtën e zgjedhësve
socialistë për të votuar, këta të fundit mund të jenë të motivuar për të lënë
çdo punë apo qejf, në mënyrë që të votojnë. Por një pjesë e tyre, sidomos në
qytete të mëdha, mund t’i druhen rrezikut që vjen nga përplasjet fizike me të
fortët e lagjeve. (Në fshatra dhe qytete të vogla ky rrezik është më i vogël,
sepse të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe do të vazhdojnë të jetojnë prapë aty
të nesërmen e zgjedhjeve…)
Konkluzion
Edhe
në qoftë se 765 mijë zgjedhës janë të prirur të votojnë për kandidatët e Ramës
në 30 qershor (për të demonstruar përkrahjen ndaj partisë së tij), ai do ta
ketë vështirë ta arrijë këtë numër magjik. Në rastin e zhvillimit të qetë të
zgjedhjeve, kundërshtar do të ketë vapën. Në rastin e zhvillimit me incidente
të dhunshme, kundërshtar do të ketë frikën e një pjese të votuesve të thjeshtë
nga këto incidente.
Vjedhja e votës në
Shqipëri nuk është një çudi e dekadës së dytë të shekullit të XXI. Ajo nis të bëhet
fenomen kryesisht pas vitit 1997 e në vijim. Shumë ngjarje të tilla elektorale
nuk harrohen lehtë nga shqiptarët, e aq më tepër kur ato janë bërë haptazi, në
syrin e gjithë botës, drejtpërdrejtë në ekranet televizive. Maj 2011, Lulzim
Basha kundër Edi Ramës për bashkinë e Tiranës.
Ky i fundit e fitoi
kryeqytetin me dhjetë vota më shumë, por PD kërkoi hapjen e kutive ku dyshohej
se “ishte bërë numërim gabim”. Këtu nisi gjithçka, numërim në KQZ, i
transmetuar nga të gjitha mediat, dhe rezultati ishte kthim i vullnetit të
qytetarëve, duke i dhënë bashkinë Lulzim Bashës.
Ajo skenë nuk do të harrohet lehtë nga shqiptarët, por në një kohë kur janë publikuar përgjimet e Bild, që japin indicie për blerje vote, rikthimi në kujtesë (me shkrim dhe pamje) i numërimit të votave në 2011, tregojnë se dikur vota vidhej, direkt në transmetim televiziv, pa pasur nevojë për përgjime.
Arben Ristani, ka qenë kryetar o
KQZ
Eridian Salianji dhe Genc Gjonçaj, përfaqësues të PS
Idajet Beqiri: përfaqsues i PK
që mori mbi 1300 vota
Dialogu i anëtarëve të KQZ, maj 2011:
Arben Ristani: Po tani, shqip
flasim e turçe merremi vesh. Shkruan nga pas flet e kontestuar se ka…ka vullnet
nga populli ka shkrujt ky, po…punë për të…
Idajet Beqiri: Ore, ju gjetët
një votë, ku vajti njëra…se thotë dy, janë dy aty
Arben Ristani: Ta gjejmë së
bashku. Ne një gjetëm…
Idajet Beqiri: Po gjetët një, po
kush e mori atë tjetrën..Se ju gjeni vetëm të Lul Bashës, po do gjetur dhe
tjetra
Arben Ristani: Ta gjejmë bashkë…
Eridian Salianji (PS): Po ti
kishit ditur këto të paktën më përpara, të ndërronit kutitë, të sillnit ndonjë
tjetër…
Arben Ristani: Atëherë kjo
çështje që nga ky moment është në rendin e ditës dhe duhet të marrë një
zgjidhje…
Genc Gjonçaj: ore ti mund të
bësh ca të duash ore, eeee…ti mund të shpallësh edhe rezultat që ta gjeti ai
tjetri dhe jo rezultatin e popullit eeee…
Arben Ristani: Ka votu populli I
shkretë ore…
Eridian Salianji: Me leje, mund
të kontestoj unë?
Arben Ristani: Po po, vazhdoni
kontestoni…
Idajet Beqiri: Në procesverbal
thuhet se janë katër, këtu janë gjetur pesë tani…nga doli kjo e pesta…
Arben Ristani: Ja që doli e
pesta…Gjendja e faktit aq doli…Po ca rëndësie ka, katër, pesë…ne I hapim, I
gjejmë, I numërojmë, I fusim prapë Brenda…aty I ke, si merr njeri…
Idajet Beqiri: Ore kush I shtoi,
se janë shtuar rrugës
Arben Ristani: Po Perëndia
mbase…
Idajet Beqiri: Po lëre Perëndinë
Arben Ristani: Po lëre se
gjynaf, ata njerëz kanë votuar…tia cojmë votën atje ku e kanë nisur
Eridian Salianji: Çoje në bazë
të ligjit, jo sic e do ti…
Arben Ristani: Po pse o burr I
dheut…se siu vodhën popullit o burrë…Kanë votuar populli I shkretë…
Genc Gjoncaj: Ju nuk e keni
merakun të coni votën e qytetarit atje ku duhet, nuk është ky meraku
juaj.Meraku juaj është si të rregulloni numrat e atij që nuk ka fituar.
Eridian Salianji: Kjo kuti, mos,
mos, mos…një second ore ti djali
Arben Ristani: Vazhdo ti vazhdo
me procedurën…Shprehu të lutem ti tjetri
Eridian Salianji: Një second or
ti ooooo
Arben Ristani: Vetëm po deshe
mos e trash zërin se na tremb o burrë…
Eridian Salianji: Ti je I
trembur, kështu ke hyrë që në mëngjes sot këtu…stë tremb dot unë…
Genc Gjoncaj: Nuk dini të bëni
deklarata juve …
Arben Ristani: Vazhdojmë me rendin e ditës diskutimet në tavolinë…jo nuk ta jap fjalën…Merre pak kutinë të lutem, ik andej, ik andej…të lutem, largoje atë qerosin (Eridian Salianji) që andej…(fillon sherri)…o djema, largojini pak këta djemtë…largojini këta djemtë…