Numërohen kutitë e para, Veliaj kryeson në Tiranë, njihuni me rezultatet në bashkitë e tjera

Në përditësim…

Në bashkinë e Pustecit janë numëruar 3 nga 8 kutitë e votimit për kandidatin për kryetar bashkie. Nga rezultatet paraprake rezulton se Pali Kolefski, kandidati i Partisë Socialiste për këtë Bashki kryeson me 687 vota kundrejt 258 që ka Edmond Themelko.

Ndërkohë numërimi i votave ka nisur dhe në disa bashki të tjera të vendit. Në Kolonjë, kandidati i PS, Erion Isai, është duke kryesuar ndaj kandidatit Fatjon Feka, pas numërimit të votave në 3 nga 34 kuti. Aktualisht, Erion Isai ka marrë 356 vota, ndërsa kandidati tjetër ka marrë vetëm 10 vota. Në bashkinë Memalija, janë numëruar 8 kuti nga 33 gjithësej, që ka kjo bashki.

Partia Socialiste kandidon e vetme në këtë bashki  me Gjolek Gucin, i cili ka marrë 975 vota deri tani. Edhe në Poliçan Adriatik Zotkaj kandidon i vetëm për PS, ndërsa ka marrë 344 vota në 3 nga 26 kutitë e numëruara.  

Në Urën Vajgurore janë numëruar 3 nga 50 kutitë, ku kandidati i vetëm, Juliana Memaj nga PS, ka marrë 296 vota. Në Tiranë ëshë numëruara kutia e parë, ku Erion Veliaj ka marrë 162 vota, ndërsa kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj, ka marrë 13 vota.

11:00/ Zgjedhjet e 30 qershorit, nis procesi i numrit të votave

Me mbërritjen e të gjitha kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore në disa KZAZ të vendit ka nisur procesi i numërimit të votave. Bashkia e parë që nisi procesin e numërimit ishte Pusteci, ku mësohet se janë hapur 3 kutitë e para. Pjesëmarrja në votime në këtë Bashki ka qenë tepër e lartë, 55.44%, krahasuar me bashkitë e tjera. Deri tani kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë 525 vota ndërsa kandidati i Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian (AMIE), Edmond Themelko ka marrë 231 vota.

Në Këlcyrë janë numëruar 2 kutitë e parë dhe deri tani rezultatet janë 100 vota për kandidatin socialist Klement Ndoni, 1 votë për kandidatin e Bindjes Demokratike, Shkëlqim Muhaj dhe 1 votë për kandidatin e Shpresë për Ndryshim, Hazbi Kasaj

Në Lushnje ka nisur procesi i votimit në KZAZ-në nr. 55. Në këtë qendër numri të votave janë 5 grupe dhe pritet të numërojnë 65 kuti gjithsej.

Në Has aktualisht janë numëruar 4 kuti nga 34 gjithësej. Deri tani kandidati i PS, Liman Morina ka marrë 344 vota

Edhe në KZAZ të tjera ka nisur procesi i votimit si Belsh, Ersekë, Elbasan, Tepelenë dhe Memaliaj

Shqiptarët i ‘tremben’ zgjedhjeve, por mbi gjysma e tyre do votojë në 30 qershor

Në një situatë  ku politika ndodhet në krizë të thellë, madje edhe institucionale në lidhje me dekretin e presidentit Meta, që Kolegji Zgjedhor e hodhi poshtë në një mënyrë indirekte duke njohur 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale, duket se i gjithë ky tension ka ndikuar edhe tek populli shqiptar.

Dhuna e ushtruar në protesta dhe në ambientet ku janë vendosur disa KZAZ ,  duket se i ka stepur një pjesë të popullsisë në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në votim.

GPF Inspiring Research, një institut italian që merret me sondazhe ka zhvilluar një të tillë lidhur me situatën politike në Shqipëri. Sondazhi i publikuar nga Report TV ka dhënë përgjigjet për disa nga pyetjet e ngritura një prej të cilave ishte:  Për cilin motiv nuk do të votoni në zgjedhjet e 30 qershorit?

Shqiptarët kanë paraqitur si arsye për mospjesëmarrje në zgjedhje se i druhen incidenteve dhe përleshjeve të paralajmëruara nga opozita. 8.6 % të shqiptarëve i druhen paralajmërimeve të opozitës për të penguar procesin zgjedhor.  6.8% e tyre argumentojnë se nuk marrin pjesë në zgjedhje pasi tremben se vota e tyre nuk do mbetet e fshehtë.  12.9% thonë se janë dakord me protestat e opozitës, ndërsa një përqindje e madhe 71.7% shprehen se duke mos marrë pjesë në zgjedhje të gjitha partitë nuk mund të jenë zgjedhje të rregullta.

Ndërsa në lidhje se pjesëmarrjen në votimi ajo që ra në sy ishte më shumë se gjyma ose 55.7% e tyre thonë se do votojnë ndërsa 34% e tyre shprehen se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Ndërkohë që 10.3% nuk kanë vendosur akoma nëse do votojnë apo jo më 30 qershor.

KQZ miraton modelin, kështu do te jetë fleta e votimit në 30 qershor

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka miratuar modelin se si do të duket fleta e votimit në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Po kështu KQZ ka miratuar edhe renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, për qarkun e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Korçës, Fierit, Shkodrës, e Elbasanit.

Në Tiranë, në vend të parë në listë do të jetë Arben Skenderaj kandidat i BD dhe i dyti Erion Veliaj i PS-së.

Skip to toolbar