Numërohen kutitë e para, Veliaj kryeson në Tiranë, njihuni me rezultatet në bashkitë e tjera

AKTUALITET


Në përditësim…

Në bashkinë e Pustecit janë numëruar 3 nga 8 kutitë e votimit për kandidatin për kryetar bashkie. Nga rezultatet paraprake rezulton se Pali Kolefski, kandidati i Partisë Socialiste për këtë Bashki kryeson me 687 vota kundrejt 258 që ka Edmond Themelko.


Ndërkohë numërimi i votave ka nisur dhe në disa bashki të tjera të vendit. Në Kolonjë, kandidati i PS, Erion Isai, është duke kryesuar ndaj kandidatit Fatjon Feka, pas numërimit të votave në 3 nga 34 kuti. Aktualisht, Erion Isai ka marrë 356 vota, ndërsa kandidati tjetër ka marrë vetëm 10 vota. Në bashkinë Memalija, janë numëruar 8 kuti nga 33 gjithësej, që ka kjo bashki.

Partia Socialiste kandidon e vetme në këtë bashki  me Gjolek Gucin, i cili ka marrë 975 vota deri tani. Edhe në Poliçan Adriatik Zotkaj kandidon i vetëm për PS, ndërsa ka marrë 344 vota në 3 nga 26 kutitë e numëruara.  

Në Urën Vajgurore janë numëruar 3 nga 50 kutitë, ku kandidati i vetëm, Juliana Memaj nga PS, ka marrë 296 vota. Në Tiranë ëshë numëruara kutia e parë, ku Erion Veliaj ka marrë 162 vota, ndërsa kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj, ka marrë 13 vota.

11:00/ Zgjedhjet e 30 qershorit, nis procesi i numrit të votave

Me mbërritjen e të gjitha kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore në disa KZAZ të vendit ka nisur procesi i numërimit të votave. Bashkia e parë që nisi procesin e numërimit ishte Pusteci, ku mësohet se janë hapur 3 kutitë e para. Pjesëmarrja në votime në këtë Bashki ka qenë tepër e lartë, 55.44%, krahasuar me bashkitë e tjera. Deri tani kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë 525 vota ndërsa kandidati i Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian (AMIE), Edmond Themelko ka marrë 231 vota.

Në Këlcyrë janë numëruar 2 kutitë e parë dhe deri tani rezultatet janë 100 vota për kandidatin socialist Klement Ndoni, 1 votë për kandidatin e Bindjes Demokratike, Shkëlqim Muhaj dhe 1 votë për kandidatin e Shpresë për Ndryshim, Hazbi Kasaj

Në Lushnje ka nisur procesi i votimit në KZAZ-në nr. 55. Në këtë qendër numri të votave janë 5 grupe dhe pritet të numërojnë 65 kuti gjithsej.

Në Has aktualisht janë numëruar 4 kuti nga 34 gjithësej. Deri tani kandidati i PS, Liman Morina ka marrë 344 vota

Edhe në KZAZ të tjera ka nisur procesi i votimit si Belsh, Ersekë, Elbasan, Tepelenë dhe Memaliaj




Skip to toolbar