Werder Bremen luan në transfertë ndaj Bayern Leverkusen në javën e nëntë të kampionatit gjerman. Vendasit kaluan shpejt në avantazh me një autogol të Toprak, duke mbajtur të paprekur rrjetën deri në minutën e 40-të.
Në këtë moment, sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica shënoi, ndoshta golin më të bukur të javës në Bundesliga. Kosovari gjeti rrjetën nga jashtë zone, duke shënuar me të majtën një top që fluturoi mbi kokën e portierit dhe përfundoi në rrjetë.
Teknika e realizimit të golit nga Rashica u brohorit nga tifozët, ndërsa Bremen gjeti barazpeshën në fushën e lojës. Ky është goli i tretë për Milot Rashicën për këtë sezon. Megjithatë, kujtojmë se sulmuesi kosovar nuk u aktivizua për disa ndeshjen me Bremen, pasi kaloi një dëmtim.