“Torturohet psikologjikisht prej vitesh”, OKB mbron Assange

Themeluesit të Wikileaks, Julian Assange i është ushtruar torturë psikologjike për vite me radhë. Të paktën kështu është shprehur Raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për torturë, Nils Melzer, pas vizitës që Assange iu bë në qelinë ku ndodhet.

Julian Assange ka vuajtur “ekspozim të zgjatur ndaj torturës psikologjike” tha Melzer dhe i kërkoi Britanisë të mos e ekstradojë atë, duke paralajmëruar se të drejtat e tij njerëzore do të shkelen dhe se ai nuk është i aftë për t’u gjykuar.

Assange, 47 vjeç, po lufton kundër ekstradimit në SHBA lidhur me akuzat që lidhen me publikimin e informacione të klasifikuara. Ai kërkoi azil politik në ambasadën e Ekuadorit në Londër në vitin 2012, ku qëndroi deri në arrestimin e tij më 11 prill të 2019.

“Assange ka qenë subjekt i persekutimit të vazhdueshëm kolektiv duke përfshirë kërcënime ndaj deklaratave dhe nxitjen e dhunës kundër tij. Unë kam punuar në shumë fusha të torturës në jetën time, në situata të dhunës dhe kam biseduar me viktimat e persekutimit në mbarë botën dhe kam parë mizori shumë serioze. Por ajo që kurrë nuk kam parë është se një person i vetëm është izoluar qëllimisht dhe persekutuar nga disa shtete demokratike në një përpjekje të bashkërenduar që përfundimisht ta thyejnë vullnetin e tij” tha Melzer për BBC.

Melzer shtoi se ai beson se Assange “ka një frikë shumë të arsyeshme, që nëse ekstradohet në Shtetet e Bashkuara ai nuk ka asnjë shans për të marrë një gjykim të drejtë me nivelin e paragjykimeve publike dhe zyrtare që ekzistojnë atje për të”.

Aktualisht Assange ndodhet në një burg në Britani.

Lajm i fundit: Themeluesi i Wikileaks arrestohet nga Policia Londrës

Themeluesi i “Wikileaks” Julian Assange është arrestuar nga Policia e Londër, 7 vite pas qëndrimin në godinën e Ambasadës së Ekudaroit në Londër. Prej 7 vitesh, Assange ishte në pritje të miratimit të kërkesës për azil nga autoritetet ekuadoriane, por nuk arriti dot ta përfitonte atë.


Pak ditë më parë mediat britanike njoftuan se dy qeveritë, ajo Britanike dhe Ekuadoriane kanë arritur një marrëveshje për arrestimin e Assange.

Këtë enjte, policia metropolitane e Londrës ka konfirmuar arrestimin e Assange dhe se ai do të paraqitet përpara gjykatës “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Skip to toolbar