“Torturohet psikologjikisht prej vitesh”, OKB mbron Assange

BOTA


Themeluesit të Wikileaks, Julian Assange i është ushtruar torturë psikologjike për vite me radhë. Të paktën kështu është shprehur Raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për torturë, Nils Melzer, pas vizitës që Assange iu bë në qelinë ku ndodhet.

Julian Assange ka vuajtur “ekspozim të zgjatur ndaj torturës psikologjike” tha Melzer dhe i kërkoi Britanisë të mos e ekstradojë atë, duke paralajmëruar se të drejtat e tij njerëzore do të shkelen dhe se ai nuk është i aftë për t’u gjykuar.


Assange, 47 vjeç, po lufton kundër ekstradimit në SHBA lidhur me akuzat që lidhen me publikimin e informacione të klasifikuara. Ai kërkoi azil politik në ambasadën e Ekuadorit në Londër në vitin 2012, ku qëndroi deri në arrestimin e tij më 11 prill të 2019.

“Assange ka qenë subjekt i persekutimit të vazhdueshëm kolektiv duke përfshirë kërcënime ndaj deklaratave dhe nxitjen e dhunës kundër tij. Unë kam punuar në shumë fusha të torturës në jetën time, në situata të dhunës dhe kam biseduar me viktimat e persekutimit në mbarë botën dhe kam parë mizori shumë serioze. Por ajo që kurrë nuk kam parë është se një person i vetëm është izoluar qëllimisht dhe persekutuar nga disa shtete demokratike në një përpjekje të bashkërenduar që përfundimisht ta thyejnë vullnetin e tij” tha Melzer për BBC.

Melzer shtoi se ai beson se Assange “ka një frikë shumë të arsyeshme, që nëse ekstradohet në Shtetet e Bashkuara ai nuk ka asnjë shans për të marrë një gjykim të drejtë me nivelin e paragjykimeve publike dhe zyrtare që ekzistojnë atje për të”.

Aktualisht Assange ndodhet në një burg në Britani.




Skip to toolbar