Kryetari i Kuvendit kthehet në dado, i ushqen fëmijën deputetit ndërkohë që ai mban fjalim

Kemi parë raste kur deputetet ushqejnë fëmijën e tyre në parlament, por nuk kishim parë kurrë një burrë që ta bënte këtë gjë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Zelandën e Re, me kryetarin e Kuvendit Trevor Mallard, i cili dukej i buzëqeshur dhe i qetë teksa i jepte për të pirë fëmijës së vogël, gjatë kohës që drejtonte seancën dhe në parlament po zhvilloheshin debate të nxehta.

Fëmija ishte i deputetit Tamati Coffe, i cili u rikthye nga pushimet e atësisë të mërkurën dhe po mbante një fjalë në kuvend, ndërsa kryetari i Kuvendin nuk i rezistoi dot të mos e mbante në krahë vogëlushin dhe të kthehej në rolin e dados.

Foto u postua në internet nga vetë Mallard dhe mori mbi 1300 pëlqime dhe komente pozitive.

“Kjo është diçka e mrekullueshme dhe kënaqësi të shohim se po ndodh në parlamentin tonë,” shkroi një përdorues, “Kjo është shumë e mrekullueshme për t’u parë”, tha një tjetër.

Ky nuk është rasti i parë që deputetët sjellin të vegjlit e tyre në punë për t’u kujdesur. Senatorja australiane Larissa Waters është politikania e parë që ka ushqyer me gji foshnjën e saj në mes të parlamentit dhe më pas rastet janë përsëritur edhe në parlamentin europian.

Përplasen dy avionë, humbin jetën pilotët

Dy avionë të vegjël janë përplasur në aerodromin Hood në qytetin Masterton të Zelandës së Re, ku kanë humbur jetën 2 pilotët. Sipas autoriteteve në Zelandën e Re, një avion po kthehej në aeroport pasi kishte lëshuar në ajër 4 parashutistë, ndërsa avioni tjetër po ngrihej për trajnimin e pilotëve të rinj. Përplasja ndodhi në lartësinë prej rreth 100 metrash.

Dëshmitarët thanë së dëgjuan një përplasje të fortë dhe më pas panë flakë në ajër dhe mbetjet e avionëve që binin nga lartësia.

Tërmeti 7.4 ballë godet Zelandën e Re, jepet alarm për cunami

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur ishujt Kermadec në Zelandën e Re dhe Oqeanin Paqësor duke shkaktuar paralajmërim për cunami.

Autoritetet në Zelandën e Re lëshuan një paralajmërim ku u bëri thirrje njerëzve të largoheshin nga plazhi pasi priten rryma të forta dhe të rrezikshme, sidomos në orët në vazhdim.

Nuk duhet ende nëse nga tërmeti i fortë ka pasur dëme materiale apo viktima.

Masakra në Zelandën e Re: Parlamenti voton ndalimin e armëve

Dhoma e deputetëve në Zelandën e Re ka votuar pro projekt-ligjit që ndalon shitjen dhe përdorimin e armëve gjysmë automatike dhe pushkëve, brenda më pak se një muaji pas sulmit vdekjeprurës në xhaminë e Christchurch që la 50 të vdekur.

Rezultati I votimit ishte përtej pritshmërive, paketa ligjore mori 119 vota pro dhe 1 kundër, ndërkohë që tani pritet miratimi nga  Guvernatori I Përgjithshëm për të marrë formën ligjore. 

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Arden, risolli gjatë fjalës së saj në parlament të mërkurën, eksperiencën e vizitës në vendin e ngjarjes në Christchurch, duke theksuar se “asnjëri prej viktimave nuk kishtë një plagë të vetme”, tha ajo, “por kishin plagë të shumta, duke e bërë rekuprimin dhe shërimin shumë të vuajtshëm dhe vëshirë”, ndërsa nuk mbajti dot lotët gjatë fjalës së saj.  

Këto armë, vijoi ajo, janë prodhuar për të vrarë, dhe këtë bënë edhe me 15 Mars, përfundoi fjalën e saj pas votimit masiv të draft-ligjit.  

Brendan Tarrant, një 28 vjeçar me kombësi Australiane, po përballet me akuzat e sulmit të 15 Marsit. Ai do të përgjigjet për 50 akuza vrasje dhe 39 tentativa vrasje.

Skip to toolbar