Kryetari i Kuvendit kthehet në dado, i ushqen fëmijën deputetit ndërkohë që ai mban fjalim

BOTA


Kemi parë raste kur deputetet ushqejnë fëmijën e tyre në parlament, por nuk kishim parë kurrë një burrë që ta bënte këtë gjë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Zelandën e Re, me kryetarin e Kuvendit Trevor Mallard, i cili dukej i buzëqeshur dhe i qetë teksa i jepte për të pirë fëmijës së vogël, gjatë kohës që drejtonte seancën dhe në parlament po zhvilloheshin debate të nxehta.

Fëmija ishte i deputetit Tamati Coffe, i cili u rikthye nga pushimet e atësisë të mërkurën dhe po mbante një fjalë në kuvend, ndërsa kryetari i Kuvendin nuk i rezistoi dot të mos e mbante në krahë vogëlushin dhe të kthehej në rolin e dados.


Foto u postua në internet nga vetë Mallard dhe mori mbi 1300 pëlqime dhe komente pozitive.

“Kjo është diçka e mrekullueshme dhe kënaqësi të shohim se po ndodh në parlamentin tonë,” shkroi një përdorues, “Kjo është shumë e mrekullueshme për t’u parë”, tha një tjetër.

Ky nuk është rasti i parë që deputetët sjellin të vegjlit e tyre në punë për t’u kujdesur. Senatorja australiane Larissa Waters është politikania e parë që ka ushqyer me gji foshnjën e saj në mes të parlamentit dhe më pas rastet janë përsëritur edhe në parlamentin europian.




Skip to toolbar