Kryeministrit të
Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevit ra pre e një loje nga dy komedianë rusë, Vladimir
Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të cilët imitonin ish-presidentin e Ukrainës,
Petro Poroshenkon dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Përgjimet u bënë
publike të hënën dhe Zaev vetëm atëherë e kuptoi që ishte vënë në lojë. Megjithatë
ajo që u kuptua nga këto përgjimet ishte edhe shqetësimi real i tij për shkëmbimin
e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Gjatë bisedës së Zaev me ish presidentin
e rremë ukrainas, Petro Poroshenkon, kryeministri maqedonas shprehet se është
kundër kësaj marrëveshjeje, pasi krijon një precedent dhe praktik ndërkombëtare
për të ndryshuar kufijtë duke i hapur rrugë Rusisë për Abkazinë dhe Ukrainën si
dhe Turqisë për pretendimet e saj mbi Qipron. Madje Zaev ka deklaruar e këtë shqetësim
e ka ndare edhe me Merkel, SHBA dhe BE që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse
do t’i shkarkojë një dëm të madh Ballkanit.
Kjo bisedë nxjerr në pah
një çështje mjaft të diskutuar në politikën kosovare dhe atë shqiptare ku janë hedhur
akuza të ndryshme lidhur me korrigjimin e kufijve të Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi sqaroi se kjo ide
lindi si një bashkëbisedim në zyrën e tij, por ai kurrë nuk ka pranuar dhe nuk
do të pranojë shkëmbimin e territoreve.
Biseda e zbardhur:
Zaev: Alo
Poroshenko (i rremë):
Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj
Zaev: Është kënaqësia
ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?
Poroshenko: Po unë
jam. Shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…
Zaev: Po e mirë,
është verë si është koha në Ukrainë?
Poroshenko: Është pak
ftohtë, por shpresoj të kemi mot të mirë ditët në vijim.
Zaev: Unë dua të ndaj
një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti
i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e
territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja
Merkel është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi
frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një
praktikë ndërkombëtare. Unë dua që t’iu vë në dijeni juve që të jeni të
fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi pasur gjysëm
ore bisedë telefonike për këtë çështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta
përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar
kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është
rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën. Unë jam shumë
i shqetësuar se këtoj lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit
tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë
gjithçka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informur
edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo.
Por ne i kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos
zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do t’i shkarkojë një
dëm të madh Ballkanit.
Poroshenko i rremë:
Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?
Zaev: Serbia është
shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për
momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që
po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës t’i jepen
Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë t’i jepen Kosovës. Ky është ndryshim
kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka
andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte
luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam
parë aktivitet të mundshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të
fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin
këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për
Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë.