Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e të hënës një takim me aleatët e tij politik për të diskutuar për aksionin opozitar që do të ndiqet pas vendimit të presidentit Meta për mos mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Pas takimit në selinë e PD-së, u prononcua për mediat kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili tha se të gjithë aleatët janë në të njëjtën dakortësi mendimesh me atë që Basha tha më herët në një konferencë për shtyp.
“Pa dyshim që qytetarët do të qëndrojnë deri në fund për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa Ramën kryeministër. Qëndrimi ynë është i njëjtë me atë që zoti Basha ka mbajtur në konferencën për shtyp sot. Kjo ka qenë dhe mbetet pjesë e axhendës sonë.’ – tha Mediu
Para takimit më aleatët, Basha tha për mediat se “nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor dhe nuk do të shkarkojë kush Presidentin e Republikës”.