Takimi i Metës me Salianjin, Visha: Shembull negativ, me moral të ulët

AKTUALITET


Avokati  i Agron Xhafaj, Ardian Visha i ftuar në emisionin “Real Story” në “News24”, komentoi takimin që zhvilloi sot Presidenti i Republikës me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianjin, pasi ky i fundit u dënua me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për çështjen “Babale”. Analisti Minxhozi e pyeti avokatin Visha mbi takimin e Metës me Salianjin. “Sot presidenti ka pritur salianjin në zyrë. Si e shihni faktin se Presidenti pret palën tjetër, kur ajo ka dalë humbëse mbi këtë proces”, tha Minxhozi. Sipas avokatit ky është një shembull negativ dhe bie ndesh me parimin kushtetues, ku thuhet se të gjithë “janë të barabartë para ligjit”.

“Unë jam tërësisht u surprizuar nga pritja e Metës, për mua është një akt i parëndësishëm, por me pikëpamje morale të ulët. Kjo është një simbolikë negative. Ka 20  apo 30 për qind të njerëzve që janë në burg, që nuk e meritojnë të jenë në burg. Kush i pret këta persona, askush nuk i pret. Ky shembull është negativ për atë që thuhet se “të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, tha ai.



Skip to toolbar