Taksa e sheshtë apo progresive? Si përgjigjet Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

EKONOMI


Presidenti i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaço ka folur për programet elektorale të partive politike para zgjedhjeve të 25 prillit dhe taksat e propozuara.

Mes taksës së sheshtë dhe asaj progresive, Jaço thotë se prirja e biznesit është për taksa të ulëta, por për Dhomën Amerikane të Tregtisë më shumë rëndësi ka një sistem i ndershëm.


Ai thekson se deri më tani në programet e partive nuk ka parë hapësira në legjislacion të taksave dhe adresimin e kodit aktual të taksave.
Jaço garanton se Dhoma Amerikane e Tregtisë nuk favorizon asnjë parti politike, por ka pozicion neutral.

”Unë mendoj që në radhë të parë duhet të sqaroj, Dhoma Amerikane nuk nuk favorizon asnjë parti. Në lidhje me taksat, natyrshëm që bizneset mund të kenë një tendencë për të preferuar taksa sa më të ulëta, por më e rëndësishmja për ne është një sistem i ndershëm, i cili inkurajon formalizimin e ekonomisë shqiptare.

Dhe një sistem i cili i ofron edhe investitorëve një mundësi afatgjatë, ndryshimet e shpeshta në ligj nuk janë të favorizuara nga ne. Nuk shihen pozitive. Krijojnë vështirësi në planifikimin e buxheteve për investimet. Dhe si e tillë ne shikojmë disa hapësira në legjislacionin e taksave, kodin e taksave aktual që kanë nevojë për t’u adresuar. Nuk e kam parë në në programet elektorale, presim që partitë të specifikojnë këto në ditët në vijim.”- tha Jaço.




Skip to toolbar