Zëvendës kryeministri Erjon Braçe i është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha i cili tha se qeveria është tallur me banorët e Unazës dhe se nuk i ka dëmshpërblyer ata. Braçe bën të ditur se vetëm për 8 objekte qeveria ka dhënë 1.2 milionë dollarë dëmshpërblim dhe është bërë gati fondi prej 3.4 milionë dollarë për 15 objekte të tjera.
“Paratë e Astirit, 130 milion lekë tallje? 10 milion dollarë tallje? A i dini numrat apo jo?
Vetëm për 8 objekte në Loti 1, janë paguar e marrë: 148 milion lekë/1.2 milion dollarë! Për 15 objekte të tjera tek Loti 1, janë ndarë paratë e janë gati: 360 milion lekë/3.4 milion dollarë!
Bëjini vetë llogaritë! Kjo veç tallje nuk mund të jete!”, -tha ai.
Po ashtu Braçe i përgjigjet Lulzim Bashës duke i thënë se mirë do bësh t’u blesh një shtëpi banorëve nga paratë e tua, si vila luksoze në bllokun e vilave.
“Ky, Lylzim Basha, që është parelli i madh shumë, patjetër, t’ua paguajë një shtëpi siç shtëpia e luksit në bllokun e vilave ku merr frymë. Por nga leket e tija ama, nga lekët e tij!”, shkruan Braçe.