Tarifa për produktet serbe mund të dërgojë në Arbitrazh Kosovën

Më të fundit


Duket se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është i largët. Gjatë mbajtjes së Samitit dixhital që po mbahet në Beograd, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka folur edhe në lidhje me tarifën që Kosova ka vendosur për produktet serbe. Ajo ka thënë se mund ta dërgojnë Kosovën në Arbitrazh për prishje të marrëveshjes për tregti të lirë.

“Po shqyrtojmë mundësinë e dërgimit të Kosovës në Arbitrazh për shkak të shkeljes së Marrëveshjes për tregti të lirë, CEFTA-a. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur interesat e Serbisë në këtë moment dhe se të gjithë ata që nënshkruan marrëveshjen (CEFTA) bartin pasojat në përputhje me kontratën e nënshkruar. Nuk ekziston rrugë tjetër përveç bashkëpunimit dhe asnjë vend apo territor i rajonit nuk do të jetë stabil nëse nuk është stabil i tërë rajoni.” – tha Bërnabiq në një konferencë për mediat.

Bashkimi Europian dhe SHBA kanë kërkuar më herët që kjo tarifë të shfuqizohet dhe dy vendet të ulen për bisedime për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre. Mirëpo qeveria e Kosovës nuk pranon heqje të tarifës deri sa Serbia të ndal fushatën kundër saj.



Skip to toolbar