Të burgosurit njohin 30 qershorin, kërkojnë leje për të votuar

AKTUALITET


Të arrestuarit nga policia për vepra të ndryshme penale kanë dalë kundër opozitës dhe Presidentit Meta, të cilët deklarojnë se nuk ka zgjedhje më 30 qershor. Të burgosurit e kanë njohur 30 qershorin dhe kanë kërkuar leje në gjykatë për të votuar në vendin, ku mbahen të izoluar nga organet e drejtësisë.

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit, rezulton se 25 persona të cilët qëndrojnë në paraburgimin e burgut 313 në kryeqytet, kanë paraqitur pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën për të marrë pjesë si votues në zgjedhje. Kjo nuk është kërkesa e vetme nga të arrestuarit, pasi sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kërkesa të tilla janë paraqitur nga të burgosurit edhe në zona të tjera.



Skip to toolbar