Të hënën rifillon mësimi në Universitetin e Tiranës

AKTUALITET


Studentët e Universitetit të Tiranës do të rikthehen në auditorë në datën 10 dhjetor. Pas ndërprerjes së mësimit për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, Rektori Mynyr Koni urdhëroi të premten rifillimin e  mësimit.

Me anë të një shkrese, Koni kërkon nga fakultetet e Universitetit të Tiranës të paraqesin një plan konkret për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë këtyre ditëve.


Mësimi në Universitetin e Tiranës u ndërpre në datën 26 nëntor për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

Ndërkohë, pritet që javën e ardhshme të rifillojë mësimi edhe në disa shkolla të tjetra në zonat e prekura nga tërmeti.




Skip to toolbar