Sokol Balla rikujton “4 puçistët” e 21 janarit

AKTUALITET


Të gjithë e kanë kujtuar sipas mënyrës së tyre 9-vjetorin e 21 janarit 2011, por kujtimin më origjinal e ka publikuar gazetari Sokol Balla, duke sjellë një foto të vjetër mes kolegësh dhe duke dhënë një mesazh politik.

Në faqen e tij në Instagram, Balla ka publikuar kopertinën e revistës “Java” në 21 janar të vitit 2012 ku shfaqet në mes të kolegëve Filip Çakulli, Andi Bushati e Mero Baze, që të katërt analistë e opinionistë në kahe të ndryshme, por ama siç shkruan Balla të bashkuar kundër një modeli që ka si moto “s’mund të vrasësh për pushtet”.


“Kopertina e revistës Java, 21 janar 2012. Një vit pas ngjarjeve. Ashtu si një vit më herët, të ndarë për Ramën, të gjithë kundër Berishës.

21 janar 2020: të ndarë për Ramën dhe për Bashën. Të katërt kundër Modelit Berisha. Puçista ndoshta jo, të vendosur po! S’mund të vrasësh për pushtet”, shkruan Balla.




Skip to toolbar