Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, përfshirë civilë

BOTA


Sulmet izraelite në Libanin jugor dhe lindor vranë të premten të paktën pesë persona, duke përfshirë militantë libanezë, luftëtarë palestinezë dhe civilë sirianë, thanë burimet e sigurisë për Reuters.

Izraeli dhe grupi i armatosur libanez Hezbollah kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit jugor të Libanit për shtatë muaj paralelisht me luftën në Gaza. Fraksione të tjera libaneze, si dhe grupe palestineze gjithashtu kanë gjuajtur raketa drejt Izraelit nga Libani.

Të premten, një seri sulmesh izraelite në një qytet bregdetar më në veri se zona e zakonshme e konfliktit vrau një anëtar të Hezbollahut si dhe dy civilë sirianë, thanë burimet e sigurisë.

Një sulm i veçantë izraelit në Majdal Anjar, në kufirin lindor të Libanit me Sirinë, vrau Sharhabil al-Sayed, një anëtar i grupit të armatosur palestinez Hamas, i cili ishte përgjegjës për operacionet e fraksionit në Luginën lindore Bekaa të Libanit, sipas dy burimeve të sigurisë. Nga sulmi u vra gjithashtu një anëtar tjetër palestinez të Hamasit./abcnews.al



Skip to toolbar