Të përftuara nga trafiku i drogës, Saimir Taullaut i sekuestrohen pronat në Lushnjë e Tiranë

AKTUALITET


FIER- Prokuroria e Fierit ka vendosur sekuestro për 6 pasuri të tjera të shtetasit Saimir Taullaut, i dyshuar për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe lidhjeve të tij familjare.

Sipas prokurorisë, dyshohet se këto pasuri kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale, e kryer nga Taullau, ndërsa një pjesë e pronave është shpërndarë tek të afërmit e tij.

Pasuritë e sekuestruara:

Pasuria nr. 1/527, ZK 8572, vol. 25, fq. 96, ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje, e llojit “truall”; Pasuria nr. 104/44, ZK 3268, vol 2, fq, 182, ndodhur në Savër, Lushnje, e llojit “arë”, me sipërfaqe 15,323 m2; Pasuria nr. 857/28, ZK 2087, vol. 8, fq. 193, ndodhur në Karbunarë e Poshtme, Lushnje, looji “arë”; Pasuria nr. 151/2+1-10, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji “apartament”, me sipërfaqe 128 m2; Pasuria nr. 102/22-16, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji apartament me sipërfaqe 96.17 m2; dhe Pasuria nr. 104/81+2-21, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji “apartament”, me sipërfaqe 105.57 m2. / abcnews.al



Skip to toolbar