Të shtëna me armë në Durrës, në kërkim dy persona

Më të fundit


Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në Durrës në lagjen nr.17. Ndërkohë që sot policia e këtij qyteti ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar dy autorët të cilët janë shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në kërkim janë shpallur shtetasit E.H.,33 vjeç dhe Sh.Gj.,21 vjeç, banues në lagjen nr 8 Durrës, pasi dyshohet se këta dy persona gjatë një konflikti me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar dëmtime mjetit në pronësi të shtetasit A.J.,53 vjeç, të cilin e kishte të parkuar aty.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh.Gj., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa fishekë. Policia vazhdon punën intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe gjetjen e armës së zjarrit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar