Tekniku i Islandës: Sfida ndaj Shqipërisë, shumë e vështirë

SPORT


Trajneri i Islandës, Erik Hamren e konsideron ndeshjen ndaj Shqipërisë si tepër të vështirë. Tekniku 62-vjeçar zbulon se ndaj kuqezinjve do të mungojnë disa futbollistë të rëndësishëm. Trajneri i Islandës, Erik Hamren, e konsideron tepër të rëndësishme duelin me Shqipërinë pasi objektivi i islandezëve është kualifikimi në Europianin e vitit të ardhshëm. Kreu i pankinës së Islandës parashikon një ndeshje të vështirë dhe zbulon se në skuadrën e tij ka disa mungesa.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Kemi ardhur vetëm për fitore dhe kemi respekt të madh për Shqipërinë. Objektivi jonë është kualifikimi në Europianin e vitit 2020. Shqipëria është një skuadër e fortë. Ndaj Turqisë, ata luajtën shumë mirë, por nuk patën fat. Kanë një avantazh të lehtë ndaj nesh, pasi luajnë në shtëpi. Parashikoj një ndeshje të vështirë mes dy skuadrave të një niveli. Kemi disa mungesa në skuadër për shkak dëmtimesh, por jemi të gatshëm për këtë sfidë”, tha trajneri.





Skip to toolbar