Teliti në Real Story: PD, filtër koncesioneve të 30 viteve

POLITIKË


Shefi i kabinetit të Bashës, Dorjan Teliti ka deklaruar se Partia Demokratike do të kalojë në filtër të gjitha koncesionet e dhëna në 30 vitet e fundit. Këtë deklaratë, Teliti e ka bërë në emisionin Real Story të Sokol Ballës, që sipas tij, PD-ja ka kërkuar që koncesionet dhe PPP e 30 viteve të fundit duhet të merren në shqyrtim, ndërsa nënvizoi faktin se në fund do jetë Gjykata ajo që do vendosë mbi ligjshmërinë e tyre.

“Vetë PD nuk do anulojë këto kontrata koncesionare, por do aplikohet mekanizmi i Antimafias. Ajo që ne i kemi thënë sistemit bankar është se kemi besim te ju. Ajo që ne kemi kërkuar  publikisht është që të kontrollohen koncesionet deh PPP e 30 viteve të fundit.  Të tërë kur punojmë mund të bëjmë edhe gabime. Kushdo që ka bërë gabime të marrë ndëshkimin, sepse ne nuk marrim dot mbi kurriz kusuret e të tjerëve”, tha Teliti.


Ish-ministri i Financave Arben Malaj tha se koncesionet kanë probleme, pasi mund të fitojnë kompani joserioze, por shtoi se këto praktika kanë edhe të mira. “PPP është një rrugë, e cila ka dobësi. Ka dobësi sigurisht, sepse ka raste kur një kompani e vogël merr me koncesion një rrugë kryesore, në këtë rast nuk ke çfarë të diskutosh. PPP-të largojnë kompanitë serioze. Por duhet ta pranojmë se ndaj PPP duhet të jemi pak më pozitivë”.




Skip to toolbar