Sherr dhe përplasje të fortë është shënuar mbrëmjen e së dielës, në protestën para Kryeministrisë.
Përplasja duket si mes dy grupimeve që janë kanë dalë në shesh prej fillimit. Ata janë përplasur fizikisht mes tyre dhe kanë qe qenë ndërhyrja e personave të tjerë që shmangu agravimin e situatës.
Ky moment nuk ishte i vetmi që shënoi sherrin aty.
Këto pamje tregojnë se përplasja ka vijuar deri pothuajse në fund të qëndrimit të protestuesve në shesh, pasi sërish në fund shfaqet sërish një person që godet fotrë një tjetër.
Kjo përplasje e dytë vjen sërish pas një debati mes një grupi më të ngushtë perosnazh.
Më pas të gjithë drejtohen në të njëjtin drejtim, ndërsa personat ndahen me ndërhyrjen e te tjerëve.
Të dielën protesta e ashtuquajtur e Revolucionit të Flamingove ishte në ditën e saj të 78- dhe dukshëm pjesëmarrja ka rënë, në këtë mes gusht.
Por kjo përplasje që kaloi në konforntim fizik mes grupeve organizatortore duket se është mbartur përgjatë ditëve të fuundit, ku palët mund të kenë patur mos dakordësi apo akuza mes tyre.
