Tensionet në protestën e Berishës, Elisabeta Imeraj në selinë e PD

AKTUALITET


Me ndërhyrjen e forcave RENEA janë larguar protestuesit nga selia e PD-së.

Ndërkohë në seli ka mbërritur edhe Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj e cila është shprehur se do të ndiqet çdo situatë dhe se përgjegjësit do të përgjigjen para ligjit.


‘Do të hetohen çdo situatë dhe përgjegjësit e përfshirë në aktet e dhunës do të përgjigjet përpara ligjit’, ka thënë ajo.

Ndërkohë pesë oficerë të policisë ka nisur nga mbledhja e provave për të zhvilluar hetimin në lidhje me protestën.

Ish-kryeministri Sali Berisha gjithashtu është shprehur se kreu i PD Lulzim Basha u mbrojt nga Edi Rama.




Skip to toolbar