Tensionet Rusi-Ukrainë, ambasada amerikane ndan mesazhin: Rusia ka dy rrugë

AKTUALITET


Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar sërish lidhur me konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, ku nuk përjashtohet mundësia e një lufte.

Ambasada ka shpërndarë një thirrje të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, i cili shprehet se Rusia ka dy rrugë, ajo e dialogu dhe rruga e agresionit.

“Ne i kemi dhënë Rusisë dy rrugë. Është rruga e diplomacisë dhe e dialogut…, por është edhe rruga e agresionit të saj të përsëritur dhe pasojave masive që ne e kemi ndërtuar tani për shumë javë,” tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Dhe nuk jemi vetëm ne që e themi këtë. G7-ta, ekonomitë kryesore demokratike në botë, kanë qenë të qarta për këtë. Bashkimi Evropian ka qenë i qartë për këtë. NATO ka qenë e qartë për këtë”, ka shtuar Blinken.



Skip to toolbar