Një shtetase në moshën 60-vjeçare, me inicialet P.T., banuese në Ballsh, tentoi të djegë komshien e saj, shetasen E.Xh. Sipas një njoftimi të Policisë së Mallakastrës, mësohet se ngjarja ndodhi të mërkurën pasdite rreth orës 18:15 minuta në qytetin e Ballashit.
Pas një konflikti të çstit për motive të dobët, shetasja P.T., i hodhi benzinë në trup komshies së saj, duke tentuar t`i vëri flakën.
Fatmirësisht, shtetasja E.Xh., është larguar shpejt, duke shmangur zjarrin. Sipas policisë, pas këtij momenti 60-vjeçarja, ka hedhur benzinë në trupin e saj duke ndezur çakmakun për t`u vetëdjegur.
Ndërhyrja e patrullës së policisë bëri të mundur që shtetasja P.T të mos pësoi dëmtime të rënda duke fikur menjëherë zjarrin.
60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën. Dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.