Negociatat, Cakaj: Ka ende pak shpresë për një “Po” të kushtëzuar

POLITIKË


Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj tha se ka ende një shpresë të vogël për çeljen e negociatave, pavarësisht deklaratave të presidentit Macron se BE i duhet më shumë kohë për të vendosur për to. I ftuar në emisionin “Real Story”  në News 24, ministri Cakaj tha përballë gazetarit Sokol Balla se nuk ka pritshmëri të lartë për marrjen e një “PO-je”, po ka ende shpresë, pasi kancelarja Merkel po bën çdo përpjekje të mundshme të bindë Macron-in.

Cakaj tha se proces nuk i takon më Shqipërisë, por BE–së duke theksuar se nëse marrin një “po” atëherë do të jetë e kushtëzuar nga Franca për mënyrën dhe metodologjinë e negocimit me vendet. Ndërsa një ndarje të mundshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave, Cakaj e hodhi poshtë duke deklaruar e ky diskutim ka marrë fund në Luksemburg.


Kancelarja Merkel nuk heq dorë nga përpjekjet për të bindur Macron se procesi i reformimit të BE dhe hapja e negociatave mund të bëhet paralelisht. Ekziston  ende një shpresë e vogël për një “Po” të kushtëzuar nga Franca si kushtet e vendosur nga Bundestagu. Kushtëzimi i Francës mund të jetë në lidhje me metodologjinë që do të përdoret për hapjen e negociatave me vendet. Procesi tashmë nuk i takon më Shqipërisë. Ne duhet të jemi realistë, sepse procesi nuk i takon Shqipërisë dhe as Ballkanit Perëndimor. Ne jemi me një situatë që nuk mund të përcaktojmë politikat e vendeve të Europës. Shumica e vendeve janë pro hapjes së negociatave. Propozimi për ndarjen ka dështuar që në Luksemburg. Ne po trajtohemi në mënyrë të njëjtë. Kjo tregon se dy vendet kanë plotësuar kushtet”- tha Cakaj / Real Story




Skip to toolbar