Tentuan të helmonin të penduarin e drejtësisë, jepet vendimi për Gentian Goskovën dhe Elton Kosovën

AKTUALITET


Gjykata e Apelit ka dënuar me 2 vite burg, Gentian Goskoven dhe me 3 vite e 6 muaj Elton Kosovën, pasi tentuan të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Ata akuzohen për, “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt ndaj dëshmitarit Reçi, në mënyrë që ai të hiqte dorë nga deklarimet e dhëna që çuan në zbardhjen e dy ngjarjeve kriminale të ndodhura në vitin 2005 ku mbetën të vrarë Vajdin Lame e Klodian Saliu.


Sipas dosjes Goskova dhe Kosova, mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, aty ku mbahet bashkëpunëtori i drejtësisë dhe i kishin kërkuar këtij të fundit që në rast se Reçi nuk do të ndryshonte dëshminë ta helmonin në ambientet e qelisë ku mbahej i izoluar.




Skip to toolbar