Tërhiqet Greqia, Mitsotakis falenderon Shqipërinë dhe Ramën për ndihmën

AKTUALITET


Pasi fillimisht i refuzoi dhe më pas pranoi ndihmën nga Shqipëria, Greqia ka falenderuar vendin tonë për dërgimin e forcave zjarrfikëse teksa lufton me vatrat e zjarrit prej ditësh tashmë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka falenderuar në platformën X (ish-Twitter) të gjithë shtetet që po i vinë në ndihmë shtetit helen në luftën me zjarret. Mes tyre, ai falenderon edhe Shqipërinë e cila ka dërguar në shtetin fqinj 48 zjarrfikës dhe 9 automjete.

“I dërgojmë falenderimet tona Shqipërisë për dërgimin në Greqi të 48 zjarrfikësve dhe 9 automjeteve duke na u bashkuar në luftën tonë kundër zjarreve në Alexandroupoli. Faleminderit Shqipëri.​​@ediramaal”, shkruan Mitsotakis.



Skip to toolbar