Tërmet i fortë në Mal të Zi, lëkundjet ndjehen në Shkodër e Tiranë

AKTUALITET


Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm në Malin e Zi.

Mësohet se epiqendra ka qenë në Nikshiq të Malit të Zi, ndërkohë që lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Shkodër, Lezhë e Tiranë.

Aktualisht nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale.



Skip to toolbar