Tërmeti në Turqi, 114 viktima dhe 1035 të plagosur, mbyllen kërkimet

BOTA


Kanë përfunduar punimet e ekipeve të kërkim-shpëtimit në qytetin e Izmirit në Turqisë, pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm prej 6.6 ballë.

Sipas mediave turke, numri i viktimave është 114, ndërsa të plagosur janë 1035.


Ndërkohë, 137 persona vazhdojnë të jenë të shtruar në spitale, ndërsa 898 kanë marrë mjekimin dhe kanë dalë nga spitali.

Tërmeti tragjik goditi vendin të premten e kaluar, ndërsa lëkundjet u ndjenë dhe në ishullin grek Samos, ku dy persona humbën jetën.




Skip to toolbar