Terror nënës me dy fëmijë, ish i dashuri e merr peng dhe e përdhunon për 3 ditë

AKTUALITET


Një grua italiane 28-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, është detyruar me forcë të ndiqte ish-partnerin e saj, një shqiptar 30-vjeçar, nga Siena deri në Foligno. Ajo është mbyllur në një apartament dhe është detyruar për tre ditë të vuante dhunën seksuale të torturuesit të saj, që ishte pa dokumente në territorin italian, me një note paralajmëruese nga Kuestori i Perugias. Shqiptari është arrestua për rrëmbim, sulm seksual, kërcënime dhe plagosje.

Ndërsa e ka çuar në një qendër tregtare në Castel Romano, gruaja ka gjetur forcë për t’u hedhur nga makina. Duke parë praninë e shumë personave që në atë kohë ishin në parkingun e qendrës tregtare, duke përfituar nga një shpërqendrim i shqiptarit, gruaja hapi derën e makinës që ishte akoma në lëvizje dhe u hodh në rrugë duke kërkuar ndihmë.

Pavarësisht kësaj, shqiptari ndaloi automjetin dhe arriti vajzën, duke e goditur me shpulla dhe grushte, për ta detyruar të kthehej në makinë. Vetëm ndërhyrja e njerëzve të pranishëm dhe disa rojeve të sigurisë në detyrë në qendrën tregtare bënë të mundur që gruaja të shpëtonte. Kur mbërritën agjentët e stacionit policor Spinaceto, shqiptari tashmë ishte zhdukur.

Për agjentët viktima tregoi historinë e një dashurie të sëmurë: një vit i gjatë ngacmimesh dhe dhune, fizike dhe psikologjike dhe kërcënime që i drejtoheshin asaj dhe fëmijëve të saj për të mos i treguar askujt se çfarë po ndodhte. Pas ndihmës, gruaja u shtrua në spital dhe iu nënshtrua protokollit për viktimat e abuzimit seksual. Ndërkohë, policia arriti të zbulonte dhe kapte shqiptarin falë edhe filmimeve të kamerave të sigurisë në qendrën tregtare të cilat zbuluan makinën dhe targën e saj.



Skip to toolbar