Dy turiste izraelite, të cilat kanë vizituar Shqipërinë janë bllokuar në Theth. Incidenti ka ndodhur në aksin nga Vuthaj në drejtim të Parkut Kombëtar të Thethit, te maja e Pejës, ku kanë mbetur në mal dy vajzat nga Izraeli për arsye të mjegullës së dendur.
Njoftimi për bllokimin e tyre ka ardhur nga nëna e vajzave që ka komunikuar me bujtinën ku ishin akomoduar dy vajzat në Theth. Në drejtim të zonës janë nisur banorë të Thethit dhe një punonjës i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.
Ato kanë nisur kërkimet për të shpëtuar dy vajzat, por edhe për shkak të zonës së thellë nuk ka informacion nëse është realizuar gjetja e tyre.