Theth, mjegulla bllokon dy turiste

AKTUALITET


Dy turiste izraelite, të cilat kanë vizituar Shqipërinë janë bllokuar në Theth. Incidenti ka ndodhur në aksin nga Vuthaj në drejtim të Parkut Kombëtar të Thethit, te maja e Pejës, ku kanë mbetur në mal dy vajzat nga Izraeli për arsye të mjegullës së dendur.

Njoftimi për bllokimin e tyre ka ardhur nga nëna e vajzave që ka komunikuar me bujtinën ku ishin akomoduar dy vajzat në Theth. Në drejtim të zonës janë nisur banorë të Thethit dhe një punonjës  i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.


Ato kanë nisur kërkimet për të shpëtuar dy vajzat, por edhe për shkak të zonës së thellë nuk ka informacion nëse është realizuar gjetja e tyre.




Skip to toolbar