Hajduti vret 2 policë dhe plagos 3 të tjerë brenda komisariatit

BOTA


Dy policë të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i një sulmi me armë zjarri ndodhur në komisariatin e policisë së Triestes. Arrestimi i dy vëllezërve, të akuzuar për vjedhjen e disa motorëve, solli një tragjedi në polici. Njëri prej vëllezërve rrëmbeu armën e një polici dhe vrau dy prej tyre në tentativë për t’u arratisur. Gjatë shkëmbimit të zjarri u plagosën edhe 2 policë të tjerë dhe vëllai i agresorit.

Pas arrestimit, njëri nga vëllezërit, Stephan Meran, 29 vjeç, i cili vuante nga problemet mendore, kërkoi leje për të shkuar në tualet, por gjatë rrugës rrëmbeu armën e policit dhe e qëlloi atë për vdekje. Në tentativë për t’u larguar vrau edhe një tjetër efektiv policie. 29-vjeçari tentoi të arratisej me një makinë policie, por nuk ja doli. Gjatë kohës ka pasur shkëmbime me armë zjarri ku mbetën të palosur 2 policë të tjerë dhe vëllai i agresorit, Carlysle Stephan Meran, 32 vjeç, i cili tentoi të arratisej gjithashtu.


Të shtënat ndodhën pak para orës 17:00 në Selinë e Policisë në Trieste, ndërsa dy vëllezërit ishin nga Republika Domenikane. Në kujtim të dy policëve të vrarë, kryetari i Komunës së Trieste, Roberto Dipiazza, shpalli ditë zie për qytetin .




Skip to toolbar