Thirrja e Manastirliut: Kërkohet dy javë sakrificë! Çomo: Masat të nevojshme

CORONAVIRUS


Në një kohë që Komiteti i Ekspertëve vendosi sot ashpërsimin e masave antiCovid duke zgjatur orën policore, rikthimin e mësimit vetëm on line në gjimnazet e Qarqeve të Mëdha, vetë ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu apeloi për sakrificë nga ana e qytetarëve dhe respektim të masave të marra, duke paralajmëruar se Task Forca nuk do të tolerojë askënd që shkel masat.

“Nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që nuk zbatojnë masat. Task forca do jetë 24 orë në terren për të zbatuar monitorimin e masave. Kërkohet sakrificë në 2 javë.
Zinxhirit te infeksionit t’i vëmë përballë zinxhirin e infeksiont.


Shumëkush mund të jetë lodhur por virusi jo. Virusi bën festë e gjen shtigje çdo herë që në relaksohemi e gënjejmë veten se ja hodhem. Ne jemi në mes të kësaj lufte duhet të presim zinxhirin e infeksioneve”,- tha Manastrliu.

Nga ana e saj shefja e Infektivit, Najada Como tha se masat janë mëse të nevojshme në një kohë që forma të rënda Covid po hasen redhe tek të rinjtë.

“Kemi shtim të rasteve në spitale, është shtuar numri i mashave të reja në spital forma të rnëda të covid te moshat e reja, shoqëruar edhe me humbje jete. Fluksi është i përballueshëm, por i shtuar ndaj bëj thirrje se marrja e masave është e detyruar për të mbrojtur popullatën. Është shtuar numri i pacientëve në terapi intensive”.




Skip to toolbar