Rasti i shqiptares me variantin e ri të COVID-19 në Gjermani, Silva Bino: Nisëm hetimin

CORONAVIRUS


Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka dhënë informacion mbi rastin e shqiptares me varinatin e ri të COVID-19 në Gjermani që u raportua në mediat e huaja

Bino thotë se me t’u informuar nga mediat për këtë rast pati një hetim. Ndërkohë sipas saj Instituti Robert Koch në Berlin nuk ka asnjë informacion, hetim apo investigim.


U përfol se shqiptarja sapo ishte larguar nga Shqipëria në Gjermani, dhe ishte me variantin e COVID-19 të zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut.

‘’Do vijnë sapo të përfundojnë. Të gjitha laboratoret e referencës kanë mbingarkesë. Të gjtiha masat e kontrollit janë të njëjta. E veçanta e këtyre shtamave është se rrisin transmetueshmërinë, dhe shkaktojnë vdekje të lartë sidomos ai i Afrikës së Jugut. Ja pse janë përforcuar masat.

Do të jetë shumë shpejt, jemi në kontakt me kolegët në Londër. Nuk kemi pasur vonesa.

Sa i përket rastit, është i publikuar në Gjermani dhe Shqipëri. Nisëm hetimin. Në Berlin ku gjendet pika fokale për rastet që vijnë.

S’kishin asnjë informacion, dhe kam edhe e-mailet që s’ka asnjë hetim apo investigim. Ishte dhe një rast me variantin e Afrikës s Jugut, por që nuk ishte e thënë që vinte nga Shqipëria apo ndonjë vend tjetër i BE.

Ky është rast mediatik që hetimi jonë s’ka nxjerrë kontakte, siç kemi pasur për raste të tjera që janë hetuar me hollësisht. ‘’- tha Silva Bino.




Skip to toolbar