“Tifo nga shtëpia për kuqezinjtë”, Gjimshiti poston foton pas operacionit

KOMBËTARE


Berat Gjimshiti do të jetë mungesa e madhe e Kombëtares shqiptare ndaj Polonisë. Mbrojtësi i Atalantës u dëmtua në krah në ndeshjen ku Shqipëria arriti një fitore historike 0-1 në stadiumin “Puskas Arena” kundër Hungarisë.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, Gjimshiti ka postuar një foto duke shkruajtur se operacioni rezultoi me sukses dhe se ka falënderime për mbështetjen e të gjithëve ditët e fundit.


“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen në ditët e fundit. Operacioni ishte i suksesshëm dhe do kthehem sa më shpejt në fushë. Sonte do të bëj tifo nga shtëpia dhe i uroj shumë fat shokëve të skuadrës” – shkruan Gjimshiti në Instagram.




Skip to toolbar