Pas shkarkimit të Veliajt, dilema e rradhës ka të bëjë me drejtuesin e ri të Bashkisë së Tiranës, mes ankimimeve, përgatitjes për fushatë zgjedhore dhe pritjes për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori tha për ‘Real Story’ se vendimi i Gjykatës Kushtetuese zgjidh ngërçin politik momental dhe se çdo parti duhet të përgatitet për zgjedhje. Sa i takon bojkotit të zgjedhjeve, Qori e komentoi se është një fitore në tavolinë për kandidatin dhe se është provuar se nuk është rezultative.
“Pavarësisht opinioneve, na duhet një vendim i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit nësxe është i paligjshëm.
Deri tani, kemi interpretime. Na duhet vendimi i GJKL, çdo parti duhet të përgatitet për zgjedhje, duket e çuditshme.
Ky është një vendim që në statutin tonë nuk e marr unë por këshilli. Ne jemi në fazën e këshillimit, por do e bëjmë vendimin publik. Zgjedhjet mund të bojkotohen vetëm në momentin kur e vendos pushkën në kokë, përndryshe është thirrje e çdo partie. Djegia e mandateve është provuar njëherë dhe ka rezultuar e dështuar. Ideja që s’do hyjmë në zgjedhje për të krijuar një krizë ka rezultuar e kundërta.
Nëse një parti thotë nuk hyjë në zgjedhje, ja ka lënë në tavolinë fitoren kundërshtarit. Presidenti e kishte të thjesht të kërkonte një takim me një përfaqësues të Gjykatës. Nëse GJykata Kushtetuese mblidhet në 5 nëntor, është të tallesh me shtetin.”
