Janë luajtur këtë të shtunë ndeshjet e radhës të javës së parë të kampionatit tonë të futbollit. Vllaznia – Laçi ishte ndeshja e parë që u luajt në orën 16:00 në Shkodër. Një gol i Golcalves i ka dhënë fitoren skuadrës së Vllaznisë, duke e nisur mbarë sezonin. Ndërkohë Laçi edhe pse është munduar të bëj diçka në pjesën e dytë, nuk ka arritur të gjej rrjetën.
Tirana e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin, pasi ka mundur 3-0 Luftëtarin në “Selman Stermasi”. Ishte Ismael Dunga, i ardhur nga gjirokastritët gjatë merkatos së verës, ai që hapi serinë e golave për Tiranën në pjesën e parë. Një gol i bukur nga brenda zonës nga Dunga, do të pasohej nga ai i Great Halili që gjithashtu gjeti rrjetën i vetëm përballë portierit gjirokastrit. Goli i treti u shënua nga Batha nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur kështu takimin me rezultatin 3-0.
Me fitoren minimale kanë dalë dhe Skënderbeu kundër Flamurtarit në fushën e tij dhe Teuta kundër Bylis në Durrës. Takimet e luajtura në orën 19:00, kanë përfunduar përkatësisht me rezultatin 1-0 për Skënderbeun, që shënoi Gripshi, dhe për 1-0 e Teutës kundër Bylisit shënoi Arapi. Pas ndeshjeve të javës së parë të kampionatit, renditjen e kryeson Tirana me pike të barabarta me Kukësin, Vllazninë, Skënderbeun dhe Teutën.