Një tjetër aktor është shuar të enjten. Shpëtim Zani, aktori i njohur në kinematografinë shqiptare me rolin e “Colit” te filmi “Debatik”, është ndarë nga jeta të enjten pas një ataku kardiak. Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta është bërë i ditur nga miqtë e aktorit në rrjetet sociale. Cani fitoi famë me rolin e “Colit”, duke u bërë kështu një nga personazhet më të dashur të kinematografisë shqiptare.
Filmi i prodhuar nga “Shqipëria e Re”, në vitin 1961, tregonte historinë e një organizate rinore anti-fashiste, që e quajtën “Debatik” (djemtë e bashkuar të indeve komuniste). Coli, një djalë i varfër dhe jetim, pranohet në Debatik. Ai arrin të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurdh por vritet gjatë aksionit.
Në këtë film, që ishte i pari dhe i fundit për Shpëtim Canin, ai luajti krahë emrave të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, si Violeta Manushi, Ilia Shyti, Roland Trebicka, Sandër Prosi, Lazsër Vlashi, Sulejman Pitarka etj. Ndarja nga jeta e Shpëtim Canit është një tjetër humbje e kinematografisë shqiptare, pasi vetëm disa ditë më parë, u nda nga jeta në moshë të re regjisori Gjergj Xhuvani.