Tiranë, po rregullonte internetin, bie në kontakt me rrymën elektrike

AKTUALITET


Një person ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që ishte duke punuar për të rregulluar linjën e internetit. Shtetasi me iniciale V.N., 30 vjeç, ishte duke riparuar rrjetin e internetit, kur ka rënë në kontakt me rrymën, kjo ka bërë që ai të bie nga shtylla e tensionit nga një lartësi e konsiderueshme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Demokracia”,  ndërsa 30-vjeçari ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.




Skip to toolbar